• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Pergjithshem hotel&spa

Po kerkojme nje Menaxher te Pergjithshem per nje hotel&spa 4 yje ne kryeqytet.

Kandidati ideal per kete pozicion eshte nje person i cili duhet te drejtoje me nje pasion qe mund te frymezoje stafin e tij dhe mund te terheqe per te punuar me te talentet me te mire te kesaj industrie.
Kandidati i suksesshem duhet te jete i pajisur gjithashtu me nje ekspertize lidershipi strategjik, i cili siguron operativitetin efektiv dhe eficient te hotelit.

Kandidati i suksesshem duhet te kete:

Kualifikimet

- Diplome universitare ne Biznes, Menaxhim, Turizem, Gjuhe te huaja (preferohet ne nje nga te permendurat).
- Te pakten 5 vite pune ne sektorin e hotelerise( nga te cilat minimumi dy ne pozicion drejtues reparti apo strukture).
- Trajnime te ndryshme ne menaxhimin e fushes se hotelerise apo spa (preferohet).
- Gjuhe te huaja te pakten dy. Anglisht dhe preferohet si e dyte italisht.
- Leje drejtimi klasi B.

Aftesite

- Personalitet miqesor dhe te cilter per te ndihmuar te tjeret dhe perulesine e nevojshme ndaj tyre.
- Shkathtesia per te menduar qarte e per te marre vendime shpejt.
- Aftesi me numrat dhe logjike planifikuese.
- Menyre profesionale te vepruari, qetesine e nevojshme dhe qasje racionale ndaj situatave problematike.
- Aftesine per te balancuar biznesin me prioritetet e klientit.
- Fleksibilitet dhe mentalitetin e "mund te behet".
- Energji dhe durim.
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe nderpersonale, vecanerisht ne marredhenie me foles te gjuheve te tjera.

Pergjegjesite

- Planifikon, organizon akomodimin, kateringun dhe sherbimet e tjera te hotelit e spa-se.
- Promovon dhe marketon biznesin.
- Mban statistikat dhe te dhena te tjera financiare.
- Menaxhon buxhetet dhe kontrollon shpenzimet.
- Percakton objektivat dhe targeton fitimin.
- Analizon elementet e shitjes dhe harton strategjite e marketingut dhe te menaxhimit te te ardhurave.
- Rekruton, trajnon dhe monitoron stafin.
- Planifikon skedulimin e punes per individet dhe grupet e punes.
- Takon dhe falenderon klientet.
- Merret me shqetesimet e komentet e klienteve.
- Adreson problematikat e ndryshme.
- Siguron mbarevajtjen e eventeve.
- Supervizon mirembajtjen, furnizimet.
- Menaxhon kontraktoret dhe furnitoret.
- Ben te mundur efektivitetin e sigurise.
- Inspekton pronen dhe sherbimet.
- Siguron perputhshmerine me ligjet mbi licensimin, shendetin dhe sigurine dhe normativa te tjera qe rregullojne sektorin.


Pagesa eshte e nivelit te shume te kenaqshem dhe konkurruese.

Kushtet e punes shume te mira.

Kandidatet qe mendojne qe plotesojne kushtet e mesiperme mund te dergojne nje leter interesi dhe cv me fotografi ne adresen albsad2014@yahoo.com



Kujdes!
Vetem kandidatet qe e kalojne fazen e seleksionimit do te njoftohen per nje interviste.



Faleminderit!
 


Apply
Back
Top