• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Fufarma sh.a. është ndërmarja e parë farmaceutike në Shqipëri. Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me shumë artikuj të rinj, ne dëshirojmë të punësojmë: Menaxher Marketingu

Menaxheri i Marketingut
Ka për detyrë të drejtojë aktivitetet promocionale të ndërmarrjes dhe të udhëheqë e kontrollojë punën e Përfaqësuesve Mjekësorë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet e tregut farmaceutik dhe të sistemit shëndetësor në përgjithësi. Të informohet mbi tendencat e tregut dhe ndryshimet rregullatore; të analizojë ndikimet e tyre aktivitetin e ndërmarrjes dhe të sugjerojë strategji të përshtatshme.
  • Të përgatisë planin vjetor dhe planet e pjesore të aktiviteteve promocionale, duke vlerësuar me hollësi burimet e nevojshme njerëzore e materiale dhe kohën e përgatitjes dhe zhvillimit të tyre.
  • Të përgatisë dhe përditësojë në vijimësi planin e shpërndarjes së Përfaqësuesve Mjekësorë, të paracaktojë zonat gjeografike, fushën e veprimit dhe institucionet shëndetësore që do të ndjekë secili prej Përfaqësuesve Mjekësorë.
  • Të udhëheqë aktivisht ekipin e promocionit dhe të përfshihet drejtpërsëdrejti, sa herë që nevojitet, në të gjitha aktivitetet promocioanle të parashikuara.
  • Të ndjekë nga afër e të shestojë ecurinë e punës së ekipit të Përfaqësuesve Mjekësorë, duke vlerësuar arritjet dhe përkushtimin e secilit prej tyre, e duke ndërmarrë në kohë e me dinamizëm të gjitha masat e nevojshme për arritjen dhe tejkalimin e synimeve të paravendosura.
  • Të përcaktojë prioritetet e punës brenda skuadrës së promocionit.
  • Të takojë mjekë me influencë për të përforcuar bashkëpunimin.
  • Të përcaktojë planin javor të secilit prej përfaqësuesve mjekësore.
  • Të mbledhë dhe analizojë raportet e përditshme.
  • Të sigurojë të dhënat e nevojshme për përcaktimin e buxhetit të departamentit dhe të bonuseve.

Karakteristika/kualifikime:

- Të jetë i/e diplomuar në një degë të përshtatshme me kërkesat e vendit të punës.
- Të ketë njohuri të shumë mira për tregun farmaceutik dhe sistemin shëndetësor shqiptar në përgjithësi.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese, dhe aftësi (të provuara) shumë të mira organizative.
- Të jetë krijues(e), energjik(e) dhe i/e aftë për të punuar nën presion e në shumë plane njëherësh

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: hr@fufarma.al

Tel: 042 363 171
 


Apply
Back
Top