• Tirane, ofroj vend pune Shef Salle ne restorant

Te Stela kerkon te punesoje Shef Salle per Restorantin "Beergarden". Shefi i salles ka si detyre kryesore te mbikqyr punen e stafit te sherbimit ne Restorant (kamariere, banakiere) si dhe menaxhon me kujdes dhe sukses fluksin dhe kerkesat e klienteve.


Detyrat

Kontrollon nëse klientët janë duke shijuar ushqimin dhe eshte në gatishmëri për të rregulluar çdo lloj problem që mund të kenë.
Siguron qe tavolinat te jene pastruar pasi klientët të kenë përfunduar së ngrëni.
Eshte pergjegjes per sherbimin ndaj klienteve dhe kujdeset qe sherbimi te jete i sakte, cilesor, me etike dhe miresjellje.
Koordinon punen midis kamariereve dhe personave te tjere ne salle per maksimizimin e sherbimit gjate gjithe dites si dhe ne oraret e pikut
Bënë prezantimin e menusë tek klientët dhe jep përgjigje ndaj pyetjeve që mund t’ju bëhen nga klientët si dhe mund të bëjnë rekomandime sipas kërkesës.
Siguron qe klientete te marrin porosine ne kohe.
Kontrollon bashkë me klientët nëse janë të kënaqur në lidhje me porosinë e tyre;
Merr masa për rregullimin e çdo problemi ose komunikimi me klientin;
Siguron qe tavolinat dhe karriget jane te pastra.
Kualifikimet / Kërkesat


Te kete nje diplome te shkolles se larte ose diplome profesionale ne fushen hoteleri-turizem.
Aftësi për t’i kushtuar vëmendje c’ka i kërkohet nga klientët, të jetë në gatishmëri për të ndihmuar njerëzit dhe të jenë vigjilent ndaj reagimeve të tyre.
Mbi 3 vite experience ne pozicion te njete ose te ngjashem .
Perben avantazh eksperienca ne restorante te njohura.

Aftesi dhe Kompetenca



Kontrolli i Vetes - Puna kërkon që të kesh një qëndrim korrekt, të kontrollosh emocionet, kontrollosh inatin dhe të shmangësh sjelljet agresive edhe në situata shumë të vështira.
Tolerimi i stresit - Puna kërkon që të pranosh kritikat dhe të arrish të përballosh me qetësi dhe efektivitet situata me një nivel të lartë stresi.
Vëmëndje ndaj Detajeve – Puna kërkon që të jesh i vëmëndshëm ndaj detajeve në mënyrë që të realizosh më së miri të gjitha detyrat që të ngarkohen.
Siguria - Puna kërkon të jesh i besueshëm, i përgjegjshëm i sigurt dhe të jesh i aftë për të përmbushur detyrat që të ngarkohen.
Bashkëpunimi - Puna kërkon të jesh i këndshëm me të tjerët në punë dhe duke ofruar një natyrë miqësore dhe sjellje bashkëpunuese.

Personat e interesuar mund te na kontaktojne si me poshte:
email: juriste@testela.al
Tel : 0672033327
Adresa: Autostrada Tirane - Durres Km7, Mezez-Kashar, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top