• Tirane, ofroj vend pune Anketues per Census

Çfarë përfshin roli?
Si anketues, ju do të jeni përgjegjës për të kontaktuar dhe bashkëbiseduar me pronarin/administratorin e njësisë (biznes) për të plotësuar pyetësorin e Censusit.
Mund të jetë e nevojshme të punoni në orare të ndryshme (psh nga ora 9:00 deri në 17; ose nga 9:00 – 12:30 dhe 15:30 – 20:30). Për t'ju ndihmuar të kryeni këtë punë me standartet e kërkuara, ju do të merrni të detajuara udhëzimet dhe do të trajnoheni plotësisht. Ju do të punoni në mënyrë të pavarur në terren por do të raportoni rregullisht tek supervizori i caktuar. Puna juaj kërkon që të punoni jashtë për shumicën e ditës duke vizituar një numër të caktuar adresash. Ju mund të keni nevojë për një dosje me vete pasi do tju duhet të mbani pyetësorët.

Detyrat specifike:


  • Të siguroni konfidencialitetin e informacionit të regjistruar në çdo kohë
  • Të siguroheni që ju i kuptoni udhëzimet që ju janë dhënë dhe të merrni pjesë në trajnim
  • Të keni njohuri të mira të Tiranës
  • Të plotësoni saktë dhe me shkrim të lexueshëm informacionin
  • Të rivizitoni njësitë që kanë qënë të mbyllura gjatë vizitës suaj apo ju është kërkuar të vini në një moment tjetër.
  • Raporti i menjëhershëm kur haset një refuzim
  • Të raportoni progresin dhe të dorëzoni pyetësorët e plotësuar në fund të çdo dite
  • Të përfundoni të gjithë punën brenda afateve kohore të caktuara me standartet e rëna dakort.

Kërkesa specifike
Nëse dëshironi që të konsideroheni për këtë postim, ju duhet të jeni:
  • Në gjendje të punoni në mënyrë fleksibël prej orës 9:00 deri në 20:30 ( por sigurisht 8 orë) nga e hëna në të dielë (nje ditë pushim mund të zgjidhet)
  • Në gjendje të përdorni kompjuterin në programin excel (njohuri bazë)
  • Në gjendje të përdorni një smart phone ( i.e What’s up, Viber, etc…)
  • Në gjendje të udhëtoni në të gjithë Tiranën për të kryer punën.
  • Puna ofrohet vetëm në qytetin e Tiranës
  • Paga e ofruar është 50 Lekë për çdo pyetësor (mesatarisht ju mund të paguheni nga 1000 - 2000 Lekë në ditë)
  • Afati i përfundimit do të jetë një muaj

Ju lutem dërgoni një CV me fotografi në adresen e emailit bdpalbania@gmail.com. Afati për pranimin e aplikimeve është 12 Shtator 2016.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top