• Tirane, ofroj vend pune Shitese/Menaxhere Dyqani

NETRECRUIT PER LLOGARI TE KLIENTIT TE SAJ, NJE SHOQERI ITALIANE E NJOHUR NE FUSHEN E VESHJEVE E CILA SE SHPEJTI DO TE HAPE NE SHQIPERI NJE RRJET DYQANESH, KERKON:

SHITESE/MANAXHERE DYQANI

Detyrat
• Komunikimi profesional me klientët dhe të kujdeset për t’i ofruar shërbimin e duhur.
• Të kujdeset për paraqitjen dhe vendosjen e mallit në dyqan dhe të mirëmbajë ambjentin.
• Të qëndrojë e informuar në lidhje me nivelin e stokut te dyqanit.
• Të raportojë rezultatet e shitjeve tek përgjegjësit e saj me qëllim analizimin e shitjeve.
• Të realizojë me profesionalizëm detyrat e përditshme në dyqan.
• Të asistojë në organizimin e promocioneve në dyqan.

Kualifikimet/Kërkesat
• Të ketë përfunduar shkollën e mesme (diploma universitare është avantazh)
• Eksperiencë në fushën e shitjeve më shumë se 2 vjet.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi
• Njohuri të mira kompjuterike
• Njohuri të mira të gjuhës Italiane, gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
• Aftësi të mira organizative dhe pune ne grup
• Mundesi trajnimi profesional jashte shtetit

Ofrohet nje pagese shume konkurruese.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit apply@netrecruit.al
 


Apply
Back
Top