• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti: Web Developer

  • MENAXHER PROJEKTI: WEB DEVELOPER
Përshkrimi



Edotta shpk. kërkon të punësojë një menaxher projekti në fushën web developer. Personi duhet të ketënjohuri dhe aftësi të larta analitike, zhvilluese dhe menaxheriale.
Kandidati do jetë menaxher I grupit që është duke zhvilluar sistemin e-learning Edotta 3.0. Sistemi përdor platformat dhe teknologjitë e mëposhtme:

- Apache / Nginx
- PHP / Slim Framework / Smarty
- MySQL / Redis
- Javascript / AngularJS / JQuery
- CSS / Bootstrap
- Single Page Application
- RESTful backend me arkitekture cloud e ideuar per SaaS, mbi AWS

Ambjenti i punës është i qetë dhe komod. Projekti mbi të cilin kandidati do punojë është sfidues dhe përben një mundesi shumë të mirë për arritje të lartë profesionale.



Detyrat



- Të njohë framework-un AngularJS dhe të jetë i aftë të zhvillojë komponentet sipas praktikave të framework-ut.
- Të zhvillojë ndërfaqen vizuale në HTML / CSS / Bootstrap.
- Të kuptojë platformat e sipërpërmendura dhe të ndërveprojë me to.
-Të kuptoj specifikimet e projektit dhe te drejtojë grupin në zhvillimin e tij.



Kualifikimet / Kërkesat



- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një degë të lidhur me software development
- Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në software development
- Të ketë njohuri shumë të mira në Javascript dhe JQuery, PHP.
- Të ketë eksperiencë në krijimin e single-page applications në një nga framework-et që përdoren për këtë qëllim.
- Të ketëeksperiencë në AngularJS
- Të ketë koncepte të mira mbi OOP / Prototypical Inheritance
- Të njohë mirë enterprise development patterns si MVC, Singleton, Factory, ActiveRecord / Data Mapper etj.
- Të jetë i aftë të kuptojë teknika, algoritme dhe framework-e të reja
- Të jetë i aftë të ideojë module të aplikacionit, dukë përdorur praktikat më të mira për komponente të ripërdorshme dhe për integrimin me modulet e tjera
- Njohje shume e mirë e gjuhës italiane.
-Të ketë aftesi të mira drejtuese dhe organizative.



Shënime



- Paga e diskutueshme në bazë të aftësive dhe njohurive të kandidatit.
- Të interesuarit të dërgojnë një CV në: p.miho@edotta.al
- Adresa: Rr. Panorama, Kompleksi Prestige, Tiranë



 


Apply
Back
Top