DAP

  • AL, Tiranë kërkohet KOORDINATOR NE DEPARTAMENTIN E BASHKERENDIMIT TE STRATEGJIVE DHE KOORDINIMIT

lloji i njoftimit. : kërkohet

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KESHILLI I MINISTRAVE

SHPALLJE KONKURSI​
Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 3 vende te lira ne pozicionet Koordinator ne Departamentin e Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit Strategjik me Donatoret, ne Keshillin e Ministrave.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar studimet e larta ne shkenca ekonomike, sociale, juridike dhe inxhinierike perbejne avantazh studime pasuniversitare te nivelit master ose doktorature
Te kete jo me pak se 2 vjet eksperience pune ne fushen e hartimit te procedurave
Te kene njohuri ne praktikat dhe tendencat ndekombetare ne planifikimin strategjik dhe zhvillimin e politikave
Te zoteroje gjuhen angleze, perben avantazh njohja e nje gjuhe te dyte
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine II – b (85822 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 28.07.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 31.07.2006 ne seline e Keshillit te Ministrave do te shpallet lista e konkurenteve dhe data kur do te zhvillohet konkurimi. Konkurimi do te bazohet mbi njohurite e pergjithshme: per Kushtetuten, mbi Programin e Qeverise lidhur me zbatimin e plote te ligjit - shteti ligjor pjesa lufta kunder korrupsionit - Qeverisje me duar te pastra (www.keshilliministrave.al), njohuri te pergjithshme mbi organizimin dhe funksionimin e Administrates Publike, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike” si dhe Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike” ne vecanti mbi: SKZHES, mbi planin buxhetor afatmesem
 
Back
Top