• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh

Tirane, ofroj vend pune si Agjent Shitjesh

Depoja farmaceutike Vass-Med Sh.P.K, Tirane me aktivitet marketingun , promocionin,shitjen,distribuimin dhe regjistrimin e produkteve farmaceutike , per nevojat e saj , respektivisht zgjerimin e fushës së veprimtarisë , ofron vend pune në pozicionin e mëposhtëm :


Agjent Shitjesh – 3 vende vakante


Kriteret që duhet të plotësojë kandidati/ja (F/M):

  • Të ketë eksperiencë 1 vit në departamentin e shitjeve.
  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë (fovorizohen deget Mjekësi , Stomatologji, Farmaci, Infermieri , Biokimi ).
  • Te kete aftesi te mira në komunikim dhe në negocim.
  • Te njohe mire paketën Office.
  • Eksperienca te sukseshme te meparshme përbëjnë avantazh.
  • Nuk duhet të jetë në marrëdhënie punë të dytë apo në kurse specializimi.
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi të klasit B!
Pershkrimi i Postit te Punes :

- Zhvillon shitje direkte në farmaci per produktet e depos farmaceutike Vass-Med.SH.P.K .
- Ndjek klientet e depos dhe raporton per treguesit e realizuar.
- Raporton per problematikat e klientiteve.
- Zbaton instruksionet e postit te punes.
- Bashkepunon me koleget e punes.

Pershkrimi i kushteve te punes :


1. Kontrata e punes e pakufizuar ne kohe.
2. Paga brutto fikse+siguracionet.
3. Rritje prej 20% te pages brutto + pjeses variabile per 3 muajt e dyte te kontrates .
4. Bonuse 4-mujore sipas nje skeme te zhvilluar ,pjese perberese e kontrates .
5. Bonuse vjetore sipas nje skeme te zhvilluar , pjese perberese e kontrates .
6. Bonuse EXTRA vjetore per performance shitjesh te larte .
7. Shpenzime te telefonise celulare sipas nje skeme te zhvilluar .
8. Trajnime ne depon Vass-Med.Sh.P.K sipas moduleve perkatese .

Dergoni CV-te tuaja ne adresen e office@vass-med.com, vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.


Do merren parasysh vetem ato CV qe plotesojne kushtet e mesiperme dhe shenojne si subjekt:
Aplikim per Agjent shitjesh per Vass-Med.Sh.P.K

Aplikimet do te pranohen deri me date 30.09.2016
 


Apply
Back
Top