• Tirane, ofroj vend pune Kordinator Marketingu

Pozicioni: Kordinator/e Marketingu
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Marketingut eshte pergjegjese per konceptimin e fushatave dhe aktiviteteve promocjonale, ne perputhje me politiken e kompanise.


Detyra dhe Përgjegjësi :
- Pergatit, ndjek, dhe lançon aktivitetet mujore/lokale mbi produktet;
- Ndjek procesin e dizenjimit, printimit/prodhimit per materialet e e nevojshme te marketingut per promocionet e perhereshme/speciale ne dyqane.
- Pergjegjes per porositjen e te gjithe materialeve promocionale qe kerkohen neper dyqane: etiketa plexiglase, ekspozitore, stenda etj.
- Informon dyqanet per ofertat e ndryshme instore, si per aplikimin e tyre ashtu dhe per permbajtjen, vlefshmerine & specifikat e ndryshme qe ato permbajne.
- Bashkepunon me departamentet e shitjes me pakice (Retail) dhe shumice (Wholesale), e blerjeve & e logjistikes per planifikimin dhe implementimin e ofertave, fushatave, planeve dhe strategjive te shitjes me pakice.
- Merr te dhenat e shitjeve nga Manaxheret e Produktit dhe I analizon ato per te gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve te ndryshme ne pikat e shitjes.
- Pergatit raporte pas cdo vizite neper dyqane te cilat permbajne informacion dhe problematikat e shfaqura ne secilin dyqan te cilat dergohen tek Menaxheri Operacional.
- Sjell praktikat me te mira te kompanive te ngjashme dhe eshte gjithmone I azhornuar me metodikat e reklamimit te produkteve.

Kërkesat:
- Edukimi: Diplome universitare, mundesisht marketing.
- Eksperiencat e punës:
- Minimum 1 vit pervoje pune ne Marketing

Eksperienca dhe njohurite profesionale:

- Të njohë shume mire programet grafike Adobe Suite CS5 (Photoshop,Illustrator, InDesign,Corel Draw.
- Konceptimin e materialeve promocionale, për produkte/promocione/fushata etj;
- Punimin grafik të materialeve promocionale.
- Të mendoje ne menyre kreative për të nxjerre ide dhe koncepte të reja.
- Të jetë i/e shkathet, kreativ;
- Të jetë i/e përgjëgjshem, të marre persiper ngarkese pune;
- Mirembajtja përditesimi i faqes web dhe medias sociale të kompanise facebook.

Aftesi të tjera:
- Aftesi te shkelqyera komunikuese verbale dhe ne te shkruar si ne shqip edhe ne anglisht;
- Aftesi te shkelqyera per te punuar ne grup;
- Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office;
- Aftesi te shkelqyera organizative dhe koordinuese;
- Aftesi shume te mira per te menaxhuar prioritete te shumta;
- Aftesi shume te mira per te shperndare dhe per te menaxhuar situata te paqendrueshme dhe nen presion;
- Fleksibel per te udhetuar brenda vendit.

Kushtet e punës: Kompania Billa ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike.
Billa & Co shpk,
Autostrada Tirane - Durres, Km. 7
E-mail: info@billa.al
Do te kontaktohen vetem personat qe plotesojne kriteret
 


Apply WhatsApp
Back
Top