• Tirane, ofroj vend pune Roje Sigurimi

Kompania Aleat është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Safran Security & Identity dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërrmarrjeve, përgjegjëse për prodhimin e kartave dhe pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë.
Për kompaninë tonë jemi duke kërkuar Roje Sigurimi me përgjegjësitë dhe kërkesat si mëposhtë:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
  • Monitoron dhe autorizon hyrjen dhe largimin e punonjësve, vizitorëve dhe të personave të tjerë për mbrojtje ndaj vjedhjes dhe për të ruajtur sigurinë;
  • Komunikon verbalisht me personat që vijnë në portën kryesore;
  • Zbaton procedurat e sigurisë së kompanisë;
  • Raporton dhe heton shqetësimet;
  • Patrullon ambjentet e kompanisë për të parandaluar dhe për të ndërhyrë, garanton sigurinë e dyerve, dritareve dhe portave;
  • Përdor pajisje zbulimi për skanimin e personave dhe për të parandaluar kalimin e artikujve të ndaluar në zona të kufizuara;
  • Telefonon personin kompetent në përputhje me procedurat e përcaktuara që kërkon reagim të shpejtë;
  • Zëvendëson Kontrollorin e Sigurimit, kur është e nevojshme;
  • Kontrollon dhe regjistron hyrjet e automjeteve në objekt;
  • Monitoron në kamerat e vëzhgimit në kohë reale;
  • Kryen detyra të ndryshme të caktuara;

NJOHURITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA
  • Diplomë universitare;
  • Njohuri e gjuhës angleze do të përbënte avantazh ;
  • Njohuri të pajisjeve, procedurave të lidhura me punën, procedura të mbrojtes efektive të njerëzve, pronës dhe kompanisë;
  • Eksperincë punë si Roje Sigurimi ose pozicion i ngjashëm;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Person energjik dhe dinamik;
  • Disponueshmëri për të punuar me turne, jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës;
  • I besueshëm dhe punëtor;
  • Aftësi vëzhgimi dhe orientimi ndaj detajeve;

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë një letër motivimi dhe një cv të plotë (me foto) në adresën e emailit burime.njerezore@aleat.com ose “Aleat Sh.p.k. Rruga Xhanfize Keko, Tiranë, Shqipëri”.
 


Apply
Back
Top