• Katar, ofroj vend pune Instalues i Sistemeve te Alarmit kundra zjarrit 1000 - 1200 USD

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Bahrain etj).

Sapo ka filluar procesi i selektimit të kandidatëve për pozicionin e punës:

"INSTALUES I SISTEMEVE TE ALARMIT" Kundra Zjarrit

Paga Neto: 1000 - 1200 USD

Benefite të tjera që ofrohen nga Punëdhënësi:

- Kontratë pune: Min. 2-vjeçare
- Sigurimet Shëndetësore
- Akomodimi
- Pushimet vjetore (21 ditë pune)
- Bileta e kthimit: Mundësohet nga punëdhënësi
- Transport falas nga vendqëndrimi për në pune

Kualifikimet dhe kërkesat:

- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Të ketë minimalisht 3 vite experience pune në fushën e Alarmit të Zjarrit duke përfshirë dhe eksperiencat në vijim:
- Të ketë njohuri shumë të mira në instalimin e Sistemit te Alarmit të Zjarrit, mbështetësve, vegjave, kabllove dhe përcuesve.
- Të ketë njohuri të kodit NFPA , kërkesave të autoriteteve Lokale, standarteve ndërkombëtare të fushës si Standartet Britanike, ASTM
- Të ketë njohuri mbi sistemin kundrazjarrit, sistemin Clean Agent (FM-200) , sistemin e alarmit të zjarrit, sistemit të evakuimit me zë dhe sistemeve të tjera të ngjashme.
- Të ketë aftësi negociuese dhe argumentuese.
- Të koordinojë me Supervizorin dhe furnizuesit për plotesimin me eficencë të rendit të punës së projektit.
- Të përcaktojë shkaqet e problemeve ose fikjes së sistemeve mekanive me qëllim identifikimin e pajisjeve të nevojshme për riparimin e tij.
- Të vlerësojë dhe kryejë procedurat e prokurimit për materialet ose pajisjet e nevojshme për plotësimin e projektit në kohë.
- Të lexoje Diagramën dhe Shop Drawings.

Nese jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV, në adresën e postës elektronike (email): admin@ahrs.al

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0662092424


Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top