• Katar, ofroj vend pune PERGJEGJES (SUPERVIZOR) MEKANIK, Paga 1000 - 1400 USD Net

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Bahrain etj).

Sapo ka filluar procesi i selektimit të kandidatëve për pozicionin e punës:

"PERGJEGJES (SUPERVIZOR) MEKANIK".

Paga Neto: 1000-1400 USD

Benefite të tjera që ofrohen nga Punëdhënësi:

- Kontratë pune: Min. 2-vjeçare
- Sigurimet Shëndetësore
- Akomodimi
- Pushimet vjetore (21 ditë pune)
- Bileta e kthimit: Mundësohet nga punëdhënësi
- Transport falas nga vendqëndrimi për në pune

Kualifikimet dhe kërkesat:

- Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Të ketë minimalisht 3 vite experiencë në fushën e sistemeve të Alarmit të Zjarrit dhe Kundrazjarrit.
- Të jetë I specializuar në instalimin e sistemit kundrazjarrit dhe alarmit të zjarrit, dhe të ketë njohuri mbi materialet e nevojshme si tuba, bashkuese, mbeshtetese, vegja, kabllo dhe percues.
- Të ketë njohuri të kodit NFPA , kërkesave të autoriteteve Lokale, standarteve ndërkombëtare të fushës si Standartet Britanike, ASTM.
- Të ketë njohuri mbi komponentet e sistemit Sprinkler, sistemit të Shkumës, sistemit të Parandalimit dhe përmbytjes së ujërave, sistemit kundrazjarrit,sistemit Clean Agent (FM-200) , sistemit të alarmit të zjarrit, sistemit të evakuimit me zë dhe sistemeve të tjera të ngjashme.
- Të ketë eksperiencë në menaxhimin e njerëzve
- Të ketë aftësi negociuese dhe argumentuese.
- Të analizojë dokumentet dhe materialet për sistemet mekanike ekzistuese dhe ato të propozuara me qëllim identifikimin e vendodhjeve të sistemeve mekanike ekzistuese dhe të reja
- Të koordinojë me Supervizorin dhe furnizuesit për plotesimin me eficencë të rendit të punës së projektit.
- Të përcaktojë shkaqet e problemeve ose fikjes së sistemeve mekanive me qëllim identifikimin e pajisjeve të nevojshme për riparimin e tij.
- Të vlerësojë dhe kryejë procedurat e prokurimit për materialet ose pajisjet e nevojshme për plotësimin e projektit në kohë.

Nese jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV, në adresën e postës elektronike (email): admin@ahrs.al

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0662092424

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top