• Katar, ofroj vend pune ELEKTRICIST, Paga 700 - 1000 USD Net

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Bahrain etj).

Sapo ka filluar procesi i selektimit të kandidatëve për pozicionin e punës:

"Elektricist"; Katar (Lindje e Mesme)
Paga Neto: 700-1000 USD

Benefite të tjera që ofrohen nga Punëdhënësi:

- Kontratë pune: Min. 2-vjeçare
- Sigurimet Shëndetësore
- Akomodimi
- Pushimet vjetore (21 ditë pune)
- Bileta e kthimit: Mundësohet nga punëdhënësi
- Transport falas nga vendqëndrimi për në pune

Roli/Përgjegjësitë:

Është përgjegjës për instalimin, inspektimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve elektirke dhe energjitike.Instalon kabllot dhe pajisjet e kontrollit te energjisë elektrike.

Kualifikimet dhe kërkesat:

• Te kete njohuri te mira te Gjuhes Angleze
• Instalon sistemin e kabllove në fabrika, biznese dhe shtëpi banimi.
• Përmirëson rrjetin ekzistues të kabllove.
• Zbaton kodin Shtetëror dhe atë lokal të ndërtimit gjatë instalimit dhe inspektimit.
• Riparon pajisje elektrike.
• Lexon dhe interpreton planet e projekteve.
• Kontrollon diagramën e qarkut, të prizave, qendrës së ngarkesës dhe panelit.
• Përcakton vendosjen e kabllove dhe pajisjeve të tjera.
• Instalon dhe lidh kabllot me celësin elektrik, prizat dhe transformatorët.
• Përdor vegla si kanalet përkulëse, kacavida, pinca, thikë, sharrë hekuri dhe kabëll zhveshës.
• Zëvendëson celësat elektrikë të prishur, siguresat, celësat e dritave, komponentë elektrik dhe elektronikë, ose edhe kabllot.
• Zëvendëson kutitë e vjetra të siguresave.
• Lidh pajisjet e energjisë.
• Instalon lidhjet e reja ndricuese dhe ventiluese.
• Riparon motorët, transformatorët, gjeneratorët dhe kontrolluesit elektornikë të veglave elektrike dhe robotëve industrial.
• Konsultohet me inxhinierët, teknikët, instaluesit e linjave ose mekanikët e makinerive industrial dhe punonjesit e mirëmbajtjes gjate instalimeve të ndryshme.

Nese jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV, në adresën e postës elektronike (email): admin@ahrs.al

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin: 0662092424

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top