• Gjirokaster, ofroj vend pune Supervizor Agjencie Gjirokastër

Qëllimi i punës:

Përqëndrohet tek përpjekjet e stafit të Agjencisë për të përmbushur me sukses detyrat e caktuara për targetin mujor brenda afatit. Nga ana tjetër, siguron që niveli i cilësisë për shërbimet e ofruara në Agjenci është në përputhje me standardet dhe proçedurat e Kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:


1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor dhe identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania
2. Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë
3. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues
4. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës
5. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes
6. Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor
7. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë
8. Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetin e ekipit duke optimizuar burimet
9. Analizon zhvillimin e tregut për çdo segment të konsumatorëve dhe i raporton këto zhvillime te Drejtori i Degës
10. Organizon promovimin e drejtpërdrejtë me monitorimin dhe analizimin e zhvillimit të segmenteve të ndryshme të tregut, strategjinë dhe ofertat e konkurrencës.
11. Siguron që klientët e agjencisë të marrin trajtimin e duhur / shërbimin nga stafi i agjencisë, duke ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët
12. Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj në koordinim me Drejtorin e Degës. Kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme administrative përfshirë drejtimin e komitetit të kredisë, verifikimet për kredi sipas aprovimit përkatës në komitetin e riskut, firmosjen e kontratave, çeqet dhe vërtetime të agjencisë
13. Përditëson rregullisht vetveten në lidhje me njohuritë e politikave dhe procedurave të kompanisë , si dhe kërkesave ligjore përkatëse për pozicionin
14. Zgjidh ankesat e konsumatorëve dhe çështjet e ngritura nga stafi, realizon të gjitha detyrat e përshkruara në përshkrimin e punës të Oficerit të Kredisë për portofolin nën përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të e tij / saj.

Kërkesat kryesore:

§ Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
§ Eksperienca e Punës e preferueshme 4 vite në një pozicion shitje në një institucion financiar
§ Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave financiare
§ Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi
§ Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
§ Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit
§ Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes
§ Lojtar i shkëlqyer skuadre dhe aftësi të mira të ndërtimit të skuadrës
§ Kapacitet për të trajnuar të tjerët

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 gusht 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top