• Shqiperi, ofroj vend pune vend praktike

Mundësi Praktike Mësimore (Internship-i)

Junior Achivement of Albania së bashku me një bankë të nivelit të dytë dëshiron t’ju ofrojë studentëve të cilët kanë ndjekur modulet e JA një mundësi për të fituar përvojë profesionale dhe praktike.

Kriteret & detyrimet e pranimit të kandidatëve
Kandidatët që do të pranohen për kryerjen e praktikës, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
· Të jenë të regjistruar në rrjetin Alumni JA në Shqipëri ( http://junior-albania.org/lajmet-e-fundit/regjistrimi-i-alumni-1944 )
· Të jenë duke u diplomuar me një Diplomë Bachelor ose Master
· Të ndjekë programin e praktikës duke respektuar orarin zyrtar dhe mjedisin e punës ( 9.00hr -16.00hr)
· Ndjekin udhëzimet e:
ü Mbikëqyrësit të tyre
ü Rregullores ”Për Kodin e Etikës”
ü Rregullave mbi konfidencialitetin

Kohëzgjatja
3 muaj për periudhat:
· Korrik – Shtator
· Gusht – Tetor
· Shtator –Nëntor
· Tetor- Dhjetor



Dokumentacioni që shoqëron kërkesën
Kandidatët e interesuar duhet ta shoqërojnë kërkesën me dokumentacionin e mëposhtëm:
· Curriculum Vitae
· Letër-rekomandimi nga një prej pedagogëve të tij/saj
· Diplomë e shkollës së lartë, në rastin kur kandidati ka përfunduar studimet e larta
· Lista e notave (në rastin e kandidatit i cili vazhdon studimet e larta)
· Fotokopje të dokumentit të identifikimit


Praktika zhvillohet sipas një programi individual për çdo praktikant, të hartuar nga njësia përkatëse në përputhje me detyrat kryesore të kësaj njësie organizative


Studentët e interesuar, që duan të bëhen pjesë e kësaj praktike të dërgojnë aplikimin e tyre në info@junior-albania.org, duke specifikuar edhe periudhën e dëshiruar kohore jo më vone se data 31 Korrik ’16.


Tel. : +355 42 259 108
 


Apply WhatsApp
Back
Top