• Durres, ofroj vend pune Magazinier

Magazinier

Përgjegjësitë kryesore:

· Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
· Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
· Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
· Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrja në dorëzim) apo daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje, procesverbale etj;
· Mban procesverbale për cdo incident;
· Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dhe dokumenta e kartela përkatëse;
· Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
· Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;

Kërkesat e Profilit:

· Diplomë Universitare në Finance ose Administrim Biznesi, përbën avantazh;
· Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profil të njëjtë;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
· Të ketë aftesi shumë të mira drejtimi dhe organizimi;
· Të ketë njohuri shumë të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze, gjuhë te tjera përbejnë avantazh;

Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër interesi në adresën e mëposhtëme të email-it.

luljeta.mehmeti@premiumbeachhotel.com

Intervistat për pozicionet e mësipërme mbyllen më datë 27.07.2016



Cel. : +355675166158
 


Apply WhatsApp
Back
Top