• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Rrjetit të Degëve

Qëllimi i punës:

Ofron frymëzim, mbështetje, drejtim dhe udhëheqje për një numër degësh, me qëllim sigurimin e shpërndarjes së planit të biznesit për Rajonin. Siguron kështu arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rajonin përkatës përmes një planifikimi optimal në përputhje me procedurat dhe politikat e brendshme dhe të jashtme. Për më tepër, është përgjegjës për garantimin e konkurrencës, profesionalizmin e punonjësve të degës dhe efektivitetin e rrjetit të degëve nën përgjegjësinë e tij / saj.

Detyrat dhe përgjegjesite kryesore:

Përgjegjësitë në drejtim të përcaktimit të strategjisë dhe planifikimin e biznesit për rajonin e tij / saj:

  • Zbaton dhe monitoron planin e biznesit për rrjetin e degëve për të arritur objektivat e buxhetuara përmes aktiviteteve proaktive të biznesit, shërbimit dhe shitjes së kryqëzuar.
  • Përcakton strategjinë e degëve për t’u përshtatur me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
  • Identifikon vendet e mundshme, zhvendosjet, zgjerimin, rimodelimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme për degët.
  • Merr përsipër rolin udhëheqës në projekte të rëndësishme për zhvillimin e rrjetit.
  • Vepron si kujdestar i imazhit të markës në rrjetin e tij / saj të degëve.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset në degë janë zbatuar në përputhje me procedurat dhe politikat e brendshme.
  • Organizon takime të rregullta me punonjësit e degës në mënyrë që t’i trajnojë ata të respektojnë dhe të zbatojnë vlerat korporatave të NOA dhe kodin e sjelljes dhe të veprojë në mënyrë rigoroze në përputhje me procedurat dhe politikat në fuqi.
  • Viziton rregullisht degët në mënyrë që të identifikohen në kohë mospërputhjet dhe / ose mashtrimet e mundshme.
  • Identifikon kërcënimet dhe mundësitë konkurruese, dhe udhëheq zhvillimin e planeve të veprimit për trajtimin e tyre.
  • Bën disa propozime konkrete për të përmirësuar imazhin e degës, produktet dhe mjetet e marketingut.

Përgjegjësitë në aspektin e Rezultateve të Biznesit dhe Zhvillimit të Portofolit:


  • Siguron arritjen e Planit të Biznesit të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion.
  • Zbaton strategjinë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit, vlerat korporative dhe vendimet e marra nga SMT janë zbatuar menjëherë.
  • Monitoron nga afër treguesit kryesorë të performancës të degëve nën përgjegjësinë e tij / saj, propozon sa herë është e nevojshme zgjidhje për përmirësimin e performancës dhe ofron udhëzime dhe trajnim.
  • Monitoron që cilësia e shërbimeve të ofruara në Rrjetin e tij/ e saj është në përputhje me standardet institucionale
  • Monitoron dhe rishikon ritmin operacional të degës si dhe efektivitetin e orarit operativ të punës për të siguruar një maksimizim të efikasitetit dhe një optimizim të potencialit të biznesit në mënyrë që të përmirësojë konkurrencën.
  • Përgatit dhe bën propozime konkrete për Drejtorin e Departamentit të Biznesit në lidhje me planifikimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit
  • Drejton Komitetet e Kredisë sipas nivelit të tij / saj të aprovimit dhe sipas procedurave në fuqi në institucion.

Përgjegjësitë në aspektin e Menaxhimit të Stafit:


  • Mban takime të rregullta me Drejtorët e Degëve për të ndarë përvojat dhe për t'u ofruar atyre drejtim dhe udhëheqje.
  • Krijon një kulturë të performancës së lartë ndërmjet skuadrës së menaxhimit të degës.
  • Maksimizon performancën e Drejtorëve të Degëve dhe skuadrave të tyre duke identifikuar nevojat për zhvillim dhe për trajnim. Mëson, trajnon dhe mbështet Drejtorët e Degëve dhe punonjësit e tjerë të forcës shitëse.
  • Vazhdimisht shqyrton dhe mat aktivitetet e skuadrës kundrejt objektivave të tyre të performances.
  • Merr pjesë në procesin e rekrutimit për të gjithë punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj.
  • Planifikon numrin dhe strukturën e stafit në rajonin e tij / saj
  • Siguron që Drejtorët e Degëve të fokusohen dhe drejtojnë skuadrën nën përgjegjësinë e tyre për të dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
  • Siguron që nën-performanca është adresuar shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme, duke u angazhuar me Drejtorët e Degëve për të adresuar dhe zgjidhur çështjet.
  • Siguron që punonjësit e talentuar të degëve të identifikohen dhe që ekzistojnë mundësitë për rritje.

Përgjegjësitë e tjera:


  • Siguron për Drejtorin e Departamentit të Biznesit parashikime të sakta të shitjeve dhe raporte dhe përditësime javore dhe mujore sipas rastit.
  • Ndan të gjitha mesazhet/komunikimet e HO brenda rrjetit.

Kërkesat kryesore:


  • Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme
  • E preferueshme 3 vjet eksperiencë pune si Drejtor Dege në një institucion financiar;
  • Kuptim i përsosur i funksionimit të përgjithshëm të modelit të biznesit dhe ambientit të një institucioni financiar
  • Aftësi shumë të mira për të siguruar udhëheqje, mbikëqyrje dhe trajnim
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim dhe menaxhim kohe
  • Aftësi të shkëlqyera në vendimmarrje
  • Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe marketing
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Njohuri të avancuara në produktet e kredisë
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikimin me shkrim, verbal dhe jo verbal
  • Të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të permbajë CV dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 24 korrik 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top