• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite,Schweppes,Nestea, Monster, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:

Elektricist ne Mirembajtje

Pergjegjesite kryesore:
· Riparimi i makinerive dhe pajisjeve te prodhimit
· Njohja e paneleve te kontrollit te makinerive
· Nderhyrja ne panel elektrik
· Zgjidhja e problemeve elektrike gjate punes
· Mirembajtja e proceseve te prodhimit
· Te mbeshtese dhe jape rekomandime per permiresimin e linjave
· Te krijoje marredhenie te mira me departamentet e tjera
· Te jape nje sherbim te shpejte dhe te mire

Aftesite dhe kualifikimet:
· Te kene mbaruar arsimin e mesem profesional (arsimi i larte per Inxhinieri Elektrike ose Elektronike perben nje avantazh)
· Te kene eksperience pune ne industri
· Te kene aftesi shume te mira komunikuese
· Te jene te gatshem per te punuar me tre turne
· Te kene aftesi te punojne si ne grup ashtu dhe me iniciativen e tyre
· Te jene aktiv dhe te pergjegjeshem


Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 10 Korrik 2016.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top