• Tirane, ofroj vend pune Manaxhues Portofoli

Qellimi i punes:

Menaxhuesi i Portofolit ka per qellim te siguroje nje cilesi te mire te portofolit te kredise te cilin manaxhon si dhe te siguroje pagesen ne kohe te te gjithe kredive te caktuara ne portofolin e tij duke bere qe keta kliente te vazhdojne bashkepunimin me NOA Sh.a.

Pergjegjesite kryesore:

1. Ka pergjegjesi per menaxhimin e portofolit te tij dhe realizimin e objektivave mujore, siguron qe kredite paguhen ne kohen e percaktuar ne kontraten e kredise
2. Siguron saktesine e informacionit per klientin, bashkehuamarresin e garantoret, evidenton ne menyre te vazhdueshme ndryshimet e informacionit ne Procesverbalin e marrjes ne dorezim dhe ne sistem
3. Takon rregullisht dhe ne menyre frekuente, sipas strategjise se miratuar, klientet ne portofolin e tij me te cilet zhvillon dhe mban marredhenie, negocion, ndjek, perdor ne vazhdimesi metoda pune te efektshme me qellim pagesen korrekte te detyrimit dhe krijimin e kushteve per vazhdimin e bashkepunimit te klientit me NOA Sh.a
4. Evidenton arsyet e delinkuences, nese klienti ka biznes apo te ardhura te tjera ne familje si nga puna, pensioni, emigracioni
5. Llogarit te ardhurat nga biznesi, apo te ardhura nga burime te tjera ne familje me qellim motivimin e klientit per te paguar
6. Investigon dhe merr informacion rreth investimeve qe mund te kete kryer klienti si dhe nese ka borxhe te tjera, me qellim te dale ne konkluzion te qarte e te sakte per aftesine paguese te klientit dhe sigurohet per ripagimin e kredise
7. Kryen propozimet per ristrukturim te kredise, riskedulimin apo rifinancim te saj
8. Respekton politiken qe eshte ne fuqi per faljen e gjobave
9. Raporton ne Komitetin e Delinkuences dhe ne Njesine e Mbledhjes se Kredive lidhur me perpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura per:
10. zgjidhjen e problemeve te kredise
11. mbledhjen dhe organizimin e informacionit te duhur ne lidhje me mashtrimet, pagesat, humbjet, etj.
12. Propozon dhe siguron zbatimin e procedures per kalimin per ndjekje ligjore edhe para afatit te evidentuar ne proceduren e percaktuar

Kerkesat kryesore:
1. Diplome universitare e preferueshme ne Finance, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose ne fusha te tjera te ngjashme
2. E preferueshme 2 vjet eksperience qe lidhet me aktivitetet e menaxhimit te kredive me problem
3. Aftesi te shkelqyera komunikimi (verbale, ne te shkruar dhe ne degjim aktiv)
4. Profil i orientuar ne menyre te shkelqyer drejt objektivit
5. Aftesi te zhvilluara per te negociuar
6. Aftesi shume te mira per te kryer analiza te te ardhurave per te vleresuar kapacitetin e klientit
7. Aftesi per te menduar ne nje menyre kritike dhe vendimmarrese.

Jeni te lutur te dergoni aplikimin tuaj duke plotesuar aplikimin online ne http://www.noa.com.al/rekrutime/. Aplikimi juaj duhet te permbaje nje CV te perditesuar dhe nje leter motivimi per pozicionin perkates deri ne daten 04 korrik 2016.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore per nje interviste.
 
Back
Top