• Tirane, ofroj vend pune Shitëse në dyqan

eppc kërkon Shitëse në dyqan (Part Time & Full Time) për klientin e saj, një nga dyqanet më prestigjoze të modës në Tiranë, i cili operon ekskluzivisht me disa prej firmave dhe brande-ve më të njohura botërore të veshjeve dhe aksesorëve.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm klientëve;
· Vendos artikujt në dyqan sipas masave dhe rregullave të Brand-eve;
· Merret me zëvëndësimin e artikujve që mungojnë në dyqan;
· Kujdeset që dhoma e provës dhe ambjentet e dyqanit të jenë të rregullta dhe të pastra;
· Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Të ketë përfunduar shkollën e mesme (Diploma Universitare është avantazh);
· Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve jo më pak se 2 vjet (Eksperienca në Fashion është avantazh);
· Etikë e lartë profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
· Të jetë e motivuar, e besueshme dhe me dëshirë për të punuar;
· Të zotërojë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane.

Të dhënat:

Pozicioni: Shitëse në dyqan (Part Time & Full Time);
Vendndodhja: Tiranë;
Raporton tek: Administratorja e dyqanit;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + përqindje);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 05.07.2016.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top