• Tirane, ofroj vend pune Nene SOS

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
BEHU NENE NE NJE FAMILJE TE SOS FSHATIT TE FEMIJEVE

Si nje profesioniste e kujdesit per femijen, SOS nena jeton se bashku me femijet e saj ku ajo drejton rritjen, zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore


  1. SOS Nena ofron perkujdesje afatgjate dhe krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e saj;
  2. Krijon nje ambient te ngrohte, te dashur dhe te sigurte familiar per femijet e besuar kujdesit te saj; perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet.
  3. Drejton SOS-Familjen nepermjet ndermarrjes se veprimeve dhe vendimeve per femijet e besuar kujdesit te saj ne rolin e prindit;
4. Krijon nje ambient mikprites per femijen e porsaardhur dhe bashkepunon ngushtesisht me stafin tjeter te SOS Fshatit te Femijeve;

  1. Miremban marredheniet familjare me femijet qe largohen nga kujdesi i saj;

Kerkesat per kandidaten:


  1. Grua e moshes 35 – 48 vjeç, pa impenjime familjare (qe do te thote e pamartuar, ose pa femije ne ngarkim);
  2. Te jete e gatshme te jetoje ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane; E gatshme per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.
  3. Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
  4. Te kete nje eksperience pune jo me pak se 5 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
  5. Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
  6. Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
  7. Te kete durim dhe komunikim te mire;
  8. Te jete e afte te mesoje dhe te kete deshire per tu permiresuar ne punen me femijet ne veshtiresi.


Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin nje C.V. ne adresen Rr.Hermann Gmeiner, Sauk - Tirane; enkelejda.tefa@soskd.org.al Tel: +355 4 4536901 ext 33
 


Apply WhatsApp
Back
Top