• Tirane, ofroj vend pune Mekanik

Shoqeria Dinamo Sh. A., ish -Uzina Mekanike Dinamo , kerkon të punësojë inxhinier mekanik me pervoje ne kete fushe.

INXHINIER MEKANIK

Kualifikimet dhe Eksperienca

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 5 vjet si Inxhiner Mekanik .
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë eksperiencë në Auto CAD, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet mekanike;
  • Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike.
  • Aftesi shume te mira pune ne paketen MS Office.
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftesi komunikimi te mira profesionale ne Anglisht ;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
Objektivat kryesore:

  • Të koordinoj të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit .
  • Të planifikoj, organizoj, dhe menaxhoj punën për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë;
Përgjegjësitë :

  • Të pregatis oferta për punime mekanike,që nga projekt ideja deri neë zbatimin dhe dorëzimin e projektit;
  • Të planifikoj, organizoj dhe monitoroj punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;
  • Të pergatis dhe koordinoj të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;
  • Të rishikoj dhe hartoj kostot e instalimeve mekanike duke pregatitur preventivin total;
  • Të koordinoj punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Të pregatis dhe monitoroj grafikun e zbatimit të punimeve mekanike;

Te interesuarit te dergojne CV dhe leter Interesi ne adrese e emeilit : info@dinamo-sha.com, Afati i fundit i dorëzimit te dokumentacionit , 30 Qershor 2016.



Tel. : info@dinamo-sha.com

Cel. : info@dinamo-sha.com
 


Apply
Back
Top