• Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance

eppc kërkon një Specialist Finance për klientin e saj, i cili është një ndër rrjetet spitalore më të mëdha në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Merret me kontrollin e llogarive të klientëve;
2. Ndjek arkëtimet duke mbajtur një raport të saktë të tyre si dhe me kryerjen e pagesave;
3. Rakordim dhe hedhje në sistem të faturave dhe të dhënave kontabël;
4. Përgatit raporte sipas nevojave.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet; (Masteri përbën avantazh)
· Përvojë 2-3 vjeçare pune në kontabilitet, ose profile të ngjashme;
· Përdorimi i SAP;
· Njohuri të mira të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit;
· Përdorim i shkëlqyer i MS Office. Excel-i është domosdoshmëri;
· Të zotërojë mirë gjuhën Angleze.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Finance;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: Drejtori i Financës;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 23.06.2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top