• Pogradec, ofroj vend pune Menaxher i Shitjeve

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin" Menaxher i Shitjeve”, ne degen e saj ne qytetin e Pogradecit.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
-Të menaxhojë procesin e shitjeve me qëllim arritjen e targetit maksimal të klientëve
-Në bashkëpunim me departamentin e Marketing të hartojë një strategji shitjesh në përputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanisë .
-Përgjegjës për performancën e ekipit të shitjeve.
-Të promovojë portofolion e produkteve të kompanisë.
-Të trajnojë në mënyrë të detajuar stafin duke krijuar nje ekip me performance të lartë
-Të njohë politikat e kompanisë, kodin etik të biznesit dhe t’i implementojë brenda ekipit të shitjeve.
-Të raportojë, vlerësojë dhe përmirësojë në menyrë periodike procesin e shitjeve.
Profili:
-Eksperiencë 3-4 vjecare në shitje
-Diplomë universitare, e parapëlqyer në Menaxhim
-Aftësi menaxhuese
-I orientuar drejt objektivave të shitjes
-Të menduar dhe vepruar strategjik
-Njohës i strategjive të marketingut
-Vetëmotivim i lartë për të sfiduar tregun e shitjeve
-Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Kjo mund të jetë mundësia juaj
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top