• Tirane, ofroj vend pune Edukatore në Megaland




MEGATEK
, hipermarketi m
ë i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Edukatore për fëmijët pranë këndit të lodrave Megaland

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Të kujdeset për fëmijët që qëndrojnë tek këndi i lojrave tek Megaland.
- Të sigurohet që fëmijët të argëtohen duke u organizuar lojra dhe aktivitete zbavitëse/angazhuese.
- Të sigurohet që asnjë fëmijë të mos lëndohet apo grindet me njëri-tjetrin për sa kohë është në Megaland.
- Të ketë një komunikim të duhur dhe të përshtatshëm si me prindërit dhe fëmijët
- Të krijojë ambient dinamik dhe interaktiv për fëmijët

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
Preferohet të ketë diplomë universitare, dega cikli i ulët, parashkollor.

Eksperiencë pune:
Minimalisht 1 vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Procedura e Aplikimit
:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com ose në numrin e telefonit 069 6082318
2. Duke d
ërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njer
ëzore
Autostrada Tirane-Durr
ës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top