• Tirane, ofroj vend pune Arkitekte Interior Design ( Femer )

ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.


Për një klientin tonë, një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar:

Arkitekte interior design në kompani ndërtimi ( F )


Kërkesat për pozicionin:

1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë ( ne degen e Arkitektures)

2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
3. Minimumi 5 vjet eksperiencë pune si Arkitekt Interior Design
4. Perben avantazh nese kandidati ka punuar në Interior dhe ne kompani ndertimi
5. Gjuhë të Huaja, Anglisht ne nivel shumë të mirë (preferohet një gjuhë e dytë e BE)
6. E aftë për të krijuar raporte profesionale me klientët dhe bashkëpuntorët.
7. Të ketë njohuri të avancuara në Autodesk AutoCAD, 3ds Max, Visual Studio 3D.
8. Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale


Detyrat kryesore:

1. Të prezantojë idetë e veta në lidhje me projektimin dhe designit tek klientat e kompanisë.
2. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
3. Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
4. Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.



Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën: info@albapunesim.al.

Ju lutem shënoni tek subjekti: Arkitekte interior design në kompani ndërtimi ( F )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top