• Tirane, ofroj vend pune Specialist Blerjesh

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e Montimit të kabllove, Elementeve drejtues si dhe Komponentëve Elektronike dhe Elektromekanike.

SPECIALIST BLERJESH


FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Specialist i Blerjeve të materialeve strategjike nën përdorimin e Dispolistes (Format i krijuar dhe i përpunuar automatikisht për listën e materialeve primare në mungesë), siguron me ndihmën e BRUTTO-Bedarfsliste artikujt e caktuar sipas sasisë optimale dhe kohës së caktuar të tranportit tek furnitoret e përzgjedhur. Specialist i Blerjeve të brendshme të materialeve të konsumit, utiliteve si dhe shërbimeve të nevojshme për kompaninë.


DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:


• Blerja, ndjekja, kontrolli i procesit të blerjeve sipas procedurës së blerjeve në fuqi;
• Raportimi i sasive të blera në baza mujore drejt eprorit direkt dhe MD së kompanisë;
• Procesimi i të dhënave në sistem;
• Shqyrtimi i identifikimit të artikujve, sasisë, ҫmimit të përcaktuar, kosto të tjera dhe data e transportimit;
• Përpunimi i listës së porosive, me kërkesat e blerjeve strategjike, ndërmjet disponentëve dhe afateve të transportit sipas nevojës;
• Paraqitja dhe regjistrimi i porosive në përputhje me kuadrin e porosive në dispozicion;
• Përkujdesja për porositë brënda “kuadrit të porosive” sipas numrit rëndor përkatës;
• Minimizimi i gjendjes së magazinës përkatëse për artikujt aktivë;
• Çdo detyre e caktuar nga Eprori direkt apo MD i kompanisë;




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Arsim i lartë. Fakulteti Ekonomik apo Shkenca Ekzakte përben avantazh;


Eksperiencë pune: Të paktën një vit eksperiencë pune;


Aftësi:


• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (në të folur & shkruar);
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, Excel mbi mesataren;
• Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese;
• Aftësi të mira komunikimi;
• Aftësi të mira analitike;
• Aftësi hedhese dhe filtruese të të dhënave. (Përparesi nëse ka punuar me sisteme ERP SAP, NAV);
• Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Qershor 2016


JU MIREPRESIM!




DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al




Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top