• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi ne Han te Hotit

Agjencia e Punesimit "ALBA PUNESIM" është një agjenci punësimi, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh ne fushen e keshillimit dhe rekrutimit. Ne përdorim profesionalizmin tone ne fushen e burimeve njerezore për të kontribuar në fushën e biznesit privat, dhe për t'ju përgjigjur nevojave të bizneseve, duke u siguruar kandidatet me te mire ne tregun e punes, ne menyre që të funksionojmë si një agjenci me etikë të shëndoshë dhe të përgjegjshëm në punën tonë.

ALBA PUNESIM ka filluar procesin e selektimit te kandidatëve. Per nje klientin e saj, kerkon:


Inxhinier ndertimi ne zbatim, qe te plotesoje keto kritere:

- Te kete perfunduar studimet e larta per inxhinieri ndertimi
- Te jete mashkull 35 – 50 vjec
- Te kete nje eksperience pune ne zbatim per te pakten 10 vjet.
- Te kete ndjekur te pakten,nje projekt te plote ne te gjitha fazat e zbatimit.
- Te zoteroje shume mire gjuhen angleze ne te folur dhe te shkruar.
- Te zoteroje shume mire programet e paketes office dhe AutoCAD
- Te zoteroje leje drejtimi automjeti.


Detyrat dhe pergjegjesite
- Drejton dhe organizon punen ne kantier
- Kontrollon zbatimin e projektit, perpilon libreza masash dhe situacione punimesh, si
dhe kushtet teknike te zbatimit te projektit
- Te njohe ligjislacionin ne fuqi dhe te zbatoje rregullat e sigurimit teknik ne kantier
- Te kete njohuri ne hartimin e grafikeve te punimeve
- Te perpiloje borderote e punonjesve,sipas pershkrimit te proceseve te punes ne
objekt.
- Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe drejtimi

Pagesa 100.000 leke netto plus dieta

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë kandidatët ,në adresën: [B]info@albapunesim.al[/B]
Nese jeni pjese e data base-t te agjencise dhe jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem na kontaktoni ne inbox ose e-mail
*CV pa foto nuk do te merren ne konsiderate
*Percaktoni tek subjekti pozicionin:Inxhinier ndertimi ne Han te Hotit

Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga agjencia do të kontaktohen për një intervistë.
 


Apply
Back
Top