• Lushnje, ofroj vend pune Teknolog

LUFRA shpk është një kompani Shqiptare, e krijuar rreth 23 vite më parë, me qendër në Lushnjë dhe produkte prezente në të gjithë Shqipërinë. Ajo është sot kompania më e madhe e bulmetit në vend duke ofruar mbi 40 produkte të ndryshme për konsumatorin. Aktualisht jemi duke kërkuar të rekrutojmë një Teknolog, nga zona e Lushnjes ose Fier, i/e cila do të jetë përgjegjës për:

Mbarevajtjen e prodhimit edhe kontrollit te cilesise.



Kualifikimet / Kërkesat

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë Universitare;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze;
• Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
• Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
• I/e gatshëm për të punuar me turne;
• Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
• Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
• Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
Shënime

Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës së LUFRA shpk, duke dërguar CV-në tuaj së bashku me një përgjigje të argumentuar të pyetjes: “PSE DUHET TË JENI JU TEKNOLOGU I RI I LUFRA shpk?” në adresën e e-mail-it hr@lufra.net. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. LUFRA ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.
 


Apply
Back
Top