• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Teknologjisë së Informacionit

Njoftim për vend të lirë pune

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist i Teknologjisë së Informacionit/ Specialisti i sistemit të manaxhimit
Mikrofinanciar
Detyrat e përgjithshme
- Suport teknik dhe trajnime/instruktime pёr pёrdoruesit e sistemeve tё Teknologjisё sё Informacionit
- Mbёshtetje operacionale pёr hardware dhe software nё pёrdorim nga institucioni.
- Administrim i sigurisё sё sistemeve informatike, veprimeve dhe transaksioneve nё sistemin mikrofinanciar, profileve dhe privilegjeve tё pёrdoruesve.
- Pёrpilim i raporteve nga sistemet informatike dhe baza e tё dhёnave pёr nevojat e institucionit dhe tё institucioneve tё tjera nё bashkёpunim.
- Ndёrtim i manualeve/materialeve rreth sigurisё dhe funksionimit tё sistemeve informatike.
- Analizim i hollёsishёm i nevojave dhe problematikave rreth burimeve tё teknologjisё sё informacionit dhe pёrmirёsimi i operacioneve automatike pёr punonjёsit e institucionit dhe klientёt e tij.

  • Instalim, konfigurim, modifikim dhe të ngjashme të aplikacioneve bazё nё pёrdorim tё institucionit.
- Suport mbi shërbimin e analizës së kërkesave të përdoruesve, shërbimin e ekzaminimit të procedurave dhe shërbimin shqyrtues të problemeve që ngrihen për të automatizuar përpunimin apo për të përmirësuar sistemin software ekzistues dhe/ose kompjuterat/hardware.
Kualifikimi dhe eksperienca

- Tё ketё pёrfunduar studimet e larta nё degёn Informatike, Teknologji Informacioni ose Informatikё ekonomike/biznesi.
- Pёrbёn avantazh nёse kandidati ka mbaruar studimet Master.
- Eksperience minimalisht 2 vjeçare nё fushën e IT-së
- Njohuri tё mira teknike dhe eksperiencё nё bazёn e tё dhёnave Microsoft SQL Server dhe platformёn Net Framework (dotnet).
- Eksperiencё nё administrimin e sigurisё dhe hartimin e profileve/privilegjeve tё pёrdoruesve nё sistemet bankare/mikrofinanciare.
- Eksperiencё nё konfigurimin e aplikacioneve bazё tё njё institucioni bankar/mikrofinanciar dhe nё ndёrtimin e raporteve nga baza e tё dhёnave.
- Eksperiencё nё ndёrtimin e manualeve mbi sigurinё dhe pёrdoruesit e burimeve tё teknologjisё.
- Njohuri bazike nё veprimet financiare dhe kontabilitet.
- Pёrbёn avantazh nёse kandidati ka kualifikime dhe çertifikata nё sistemet Microsoft Office, Windows Server, Cisco dhe Database Management.
- Njohuri tё mira tё gjuhёs Angleze dhe tё terminologjisё sё biznesit/bankёs.
- Aftёsi tё mira tё komunikimit dhe tё punёs nё grup.


Personat e interesuar duhet te sjellin ne adresen tone brenda datës 06/05/2016 dokumentacionin e poshtëcituar:
· Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
· CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
· Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
· Dokument identiteti.
· Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (libreze pune, vërtetim nga punëdhënësi)
· Dëshmi penaliteti
· Letër reference

Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top