• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projektesh

NE JEMI DIMENSION. Me një eksperiencë 10 vjeçare të stafit tone ne menaxhimin e BNj, ne zhvillojme dhe konsolidojme standarte të burimeve njerëzore në tregun e punes.
Jeni individë në kërkim të ngritjes të karrierës suaj, apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj. Na kontaktoni për të bërë zgjidhjen e duhur!
Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, Dimension po kërkon kandidatë në pozicioni:

MENAXHER PROJEKTESH

FUNKSIONI BAZË DHË QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Projektit është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe arritjen e rezultateve të projektit. Detyra e tij eshte te kryeje të gjitha aktivitetet ne parim dhe mbeshtetje te misionit, vizionit dhe vlerave te kompanisë. Punonjesi ka per detyre te sigurohet që objektivat dhe qëllimi i projektit jane arritur sipas standardeve dhe pritshmerive te kompanisë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJESITË:

Menaxheri i Projektit punon pranë Zyrave Qendrore Tirane dhe kryen këto detyra:

· Eshte pergjegjes per arritjen e objektivave to projektit dhe per realizimin e tyre ne perputhje me qellimin, ne kohe dhe buxhet;
· Siguron komunikimin dhe koordinimin e vazhdueshem me palet e perfshira ne projekt, vecanerisht me anetaret kyc te projektit dhe menaxheret e linjes;
· Tregon aftesi drejtuese, menaxhuese dhe vemendje ndaj qellimit, kohes dhe buxhetit;
· Delegon dhe suporton anetaret e projektit qe do punojne ne ceshtje teknike dhe organizative;
· Pergatit planifikime te sakta, realiste, te arritshme per projektin;
· Realizon planifikimin dhe menaxhimin e projektit (shpenzimet, kostot, takimet, cilesine e rezultatit) dhe mban rezultate sa me efektive bazuar ne qellimin e tij;
· Ofron suport sipas fushes se kompetences ne pergatitjen e materialeve teknike te
· nevojshme te projekteve (ne bashkepunim me Departamentet e tjera) dhe eshte pergjegjes per menaxhimin e ceshtjeve administrative te zyres;
· Harton specifikime teknike per fushen e ekspertizes sipas kerkesave per tenderim, merr pjese ne komisone vleresimi ofertash dhe supervizim per gjithe investimet ne fushen e tij te ekspertizes

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin ne te njejtin profil.

Eksperiencë pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;
Perben avantazh eksperienca si inxhinier zbatimi ne projekte te ndryshme

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
· Njohuri te gjuhes angleze
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: [B]rekrutime[/B][B]@dimensionhr.al[/B]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Maj 2016

JU MIREPRESIM!


DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al



Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top