• Tirane, ofroj vend pune Sistemues & Teknik

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet ne tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Sistemues & Teknik
Departmenti: Shitjeve me Pakice
Vendodhja: TEG & QTU
Permbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i nje sistemuesi eshte qe t’ju ofroje klienteve nje sherbim te jashtezakonshem dhe te mirembaje hapesiren qe ka ne pergjegjesi.



Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Te kryeje riparimin, instalimin, montimin e produkteve te demtuara.
  • Te sigurojne vendosjen, reklamimin dhe mbushjen si duhet te te gjitha produkteve ne rafte duke zbatuar udhezimet e Supervizorit direkt.
  • Te njohin me se miri gamen e te gjitha produkteve te Departamentit, duke perfshire, shumellojshmerine, sasite, llojet dhe specifikimet, barkodet, vendosjen e veçante dhe çdo rregullim tjeter te treguar nga supervizori direkt.
  • T'ju komunikojne dhe t'ju paraqesin produktet konsumatoreve dhe klienteve qe vizitojne departamentin perkates.
  • Te sigurojne qe nevojat e konsumatoreve dhe klienteve te identifikohen qarte ne menyre qe te plotesohen nevojat e tyre perfundimtare duke i lene te kenaqur.
Kerkesat:

  1. Edukimi: Arsim te larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
  2. Eksperiencat e punes:

  • Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem me kete pozicion

  1. Kualifikime te tjera:

  • Njohuri te gjuheve te huaja
  • Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit
Aftesi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore
  • Aftesi per te operuar me programet baze te kases
Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni te gjithe dokumentacionin sipas kerkeses per para dates: 25.05.2016 ne adresen elektronike [B]jumbo@teg.al[/B]

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top