• Tirane, ofroj vend pune Specialist në Analiza Biznesi dhe Raportimi

NOA kërkon të punësojë për Njësinë e Manaxhimit të Sistemit të Informacionit, Departamenti i Operacioneve punonjës në pozicionin:
Specialist në Analiza Biznesi dhe Raportimi

Qëllimi i punës:

Shqyrtimi i kërkesave për raportim, ndërtimi i paraqitjeve vizuale dhe përcaktimi i specifikimeve teknike të raporteve duke siguruar që kërkesat janë korrekte dhe përmbushin pritshmëritë. Mbledhja dhe analiza e të dhënave, projektimi, zhvillimi dhe implementimi i proceseve ETL (ekstraktim, transformim, ngarkim), mjeteve të ndryshme të raportimit, paneleve të informacionit, ndërfaqeve të të dhënave dhe raporteve të tjera të përdoruesve duke përdorur mjete dhe programe të ndryshme. Zgjidhja në kohë e problemeve të raporteve dhe zhvillimi i standardeve në fushën e menaxhimit të të dhënave, cilësisë së informacionit dhe inxhinierisë software.

Përgjegjësitë kryesore:
1. Përkthen kërkesat për raportim në specifikime teknike, analizon burimet për nxjerrjen, transportimin dhe ngarkimin e të dhënave nga/drejt aplikacioneve të ndryshme të bazave të të dhënave sipas formatit të përcaktuar të raportimit.
2. Projekton, zhvillon e publikon raporte të ndryshme dhe mirëmban panelet e raporteve menaxheriale që mbështesin procesin e vendimarrjes në kompani.
3. Harton dhe implementon sisteme të mbledhjes së të dhënave që optimizojnë raportimin e statistikave dhe analizat e trendeve të biznesit që i paraprijnë vendimeve.
4. Përdor aplikacionet e bazave të të dhënave dhe mjete të ndryshme raportimi për nxjerrjen, transformimin dhe analizën e të dhënave të papërpunuara.
5. Analizon dhe zgjidh problemet e cilësisë së të dhënave që raportohen nga përdoruesit e kompanisë në mjedise disa-shtresore, ku përfshihen ndërfaqet e sistemeve dhe përdoruesve, shtresat logjike dhe bazat e të dhënave.
6. Përgatit skripte për të identifikuar dhe menaxhuar mospërputhjet e të dhënave dhe për të testuar proceset e ekstraktimit, transformimit dhe ngarkimit të tyre. Harton procedura për trajtimin e përjashtimeve, spastrimin dhe standartizimin e të dhënave.
7. Mbikëqyr hyrjen dhe përpunimin e të dhënave, vlerëson dhe përmirëson cilësinë e tyre duke aplikuar masa për mbrojtjen e të dhënave në sistemet që shërbejnë si burim informacioni.
8. Shqyrton dhe analizon efikasitetin e procedurave ekzistuese të raportimit dhe zhvillon strategji për përmirësimin e proceseve të hyrjes së të dhënave në sistemet e informacionit.
9. Identifikon, analizon dhe interpreton modelet dhe tendencat e grupeve komplekse të të dhënave. Rekomandon dhe menaxhon zhvillimin dhe zbatimin e proceseve të ekstraktimit, transformimit dhe ngarkimit të të dhënave.
10. Ofron ekspertizë biznesi për interpretimin e të dhënave, analizimin e rezultateve duke përdorur teknika statistikore, si dhe rekomandon treguesit kyç të performancës për të siguruar inteligjencë më të mirë në raportim.
11. Zhvillon, menaxhon dhe vërteton saktësinë e modeleve ekzistuese të të dhënave, që përfshijnë modelet fizike, sistemet burim dhe modelet logjike të magazinave të të dhënave duke shfrytëzuar formën e tretë normale.
12. Bashkëpunon me zhvilluesit e brendshëm ose të jashtëm për hartimin e strategjive të raportimit dhe ndërtimin e zgjidhjeve analitike. Koordinon procesin e rishikimit dhe ndihmon për të ndërtuar mënyra efikase për ekstraktimin dhe paraqitjen e të dhënave të lehta në përdorim e mirëmbajtje.
13. Merr pjesë aktivisht në skuadrat e punës për përmirësimin e sistemeve ekzistuese, implementimin e platformave të reja dhe konfigurime të tjera.


Kërkesat kryesore:

§ Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike, ose degë të ngjashme;
§ Eksperiencë Pune të paktën 2 vite në modelimin e të dhënave, zhvillimin e bazave të të dhënave, eksplorimin dhe teknikat e ekstraktimit, transformimit e ngarkimit të të dhënave;
§ Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme;
§ Aftësitë të shkëlqyera teknike në:
o programet statistikore (Excel dhe Power Pivot, SPSS, SAS, etj) si dhe në mjetet e raportimit (Business Objects, SSRS, Crystal Reports, etj.).
o Bazat e të dhënave relacionale dhe SQL. Gjuhë programimi (XML, Javascript, strukturat ETL, VBA macro).
o Data warehouses dhe sistemet inteligjente të biznesit.
§ Çertifikimi në: MS-SQL Server Integration Services, Crystal Reports, SPSS;
§ Aftësi shumë të mira në gjuhën Angleze.
§ Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
§ Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve
§ Aftësi të trajtojë njëkohësisht detyra/projekte të ndryshme.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 23 Maj 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top