• Durres, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Njoftim për vende të lira pune!

Kompania I.XH.E.M Parafabrikat është krijuar në vitin 2008 dhe është rezultat i eksperiencës shumë vjeçare të themeluesve të saj në kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali. Kjo eksperiencë dhe linja teknologjike italiane, është përshtatur më së miri me kërkesat e tregut shqiptar. I.XH.E.M Parafabrikat është lider në këtë sektor përsa i përket llojshmërisë së elementeve që prodhon dhe në përdorimin e teknologjisë së paranderjes e cila lejon zhvillimin e projekteve përtej limiteve të hasura nga ndërtimi civil në tregun shqiptar.
Kompania I.XH.E.M Parafabrikat është në kërkim të zgjerimit të skuadrës së saj dhe ofron vëndet e mëposhtme të punës:

1. Inxhinier Ndërtimi (Senior)
Profil: Projektues Strukturash

Përshkrimi i Punës: Projektim strukturor i elementeve parafabrikat

Kualifikimi minimal i kërkuar:
Liçencë në projektim strukturor
Eksperiencë minimale 5 vjeçare si krye-projektues
Njohja shumë e mirë e gjuhës Italiane
Njohja e software-ve për perllogaritjen strukturore
Njohja shume e mirë e CAD
Autonomi në transport

Me plotësimin e kualifikimit minimal, përbën përparësi:
Eksperiencë në projektim parafabrikat
Njohja shumë e mirë e gjuhës Angleze
Përdorimi i software-it REVIT
Banim në Durrës

2. Inxhinier Ndërtimi (Junior)
Profil: Projektues Strukturash

Përshkrimi i Punës: Asistencë në projektimin strukturor të elementeve parafabrikat dhe në procesin e prodhimit të tyre.

Kualifikimi minimal i kërkuar:
Eksperiencë minimale 2 vjeçare pune si Inxhinier
Njohja shumë e mirë e gjuhës Italiane
Njohja shume e mirë e CAD
Autonomi në transport


Me plotësimin e kualifikimit minimal, përbën përparësi:
Liçencë në projektim strukturor
Njohja e software-ve për perllogaritjen strukturore
Eksperiencë në projektim parafabrikat
Njohja shumë e mirë e gjuhës Angleze
Përdorimi i software-it REVIT
Banim në Durrës


3. Inxhinier Ndërtimi (Junior)
Profil: Zbatim


Përshkrimi i Punës: Asistencë në menaxhimin dhe monitorimin e procesit të prodhimit dhe montimit të elementëve parafabrikat


Kualifikimi minimal i kërkuar:
Eksperiencë minimale 2 vjeçare pune si Inxhinier
Njohja shumë e mirë e gjuhës Italiane
Njohja shume e mirë e CAD
Autonomi në transport


Me plotësimin e kualifikimit minimal, përbën përparësi:
Liçencë në projektim strukturor
Njohja e software-ve për perllogaritjen strukturore
Eksperiencë në projektim parafabrikat
Njohja shumë e mirë e gjuhës Angleze
Përdorimi i software-it REVIT
Banim në Durrës


Personat e interesuar janë të lutur të na kontaktojnë nëpërmjet e-mailit ixhem@info.al duke dërguar bashkangjitur një CV dhe nëse e mundur një Portfolio të punëve të kryera.

Vetëm personat e seleksionuar do të kontaktohen.

Gjithashtu:

I.XH.E.M Parafabrikat ofron pozicione pune inxhinierike për ata me nivelin e përshtatshëm të specializimit në këtë fushë specifike .
Ne punojmë me shumëllojshmeri projektesh dhe klientës dhe ofrojmë një shumëllojshmëri mundësish dhe nivelesh punësimi, si për persona të sapo kualifikuar apo për ata në kërkim të një pozicioni më të kualifikuar.

Nëse je Inxhinier Ndertimi Projektues, Inxhinier Zbatimi, Arkitekt, Inxhinier Mekanik, Inxhinier Hidraulik, Inxhinjer Transportim, Inxhinier Prodhimi, i nje profili që mendon se mund të kontribojë në fushën tone të aktivitetit apo një Student që ke dëshirë të zhvillosh praktikën, ka një mundësi të madhe që të përfshihesh në zhvillimin projekteve tona në role nga më të ndryshme.

Ky është një sektor tepër interesant ku aftësitë tuaja të fituara mund të vihet në provë të vazhdueshme . Nëse kjo tingëllon si diçka për të cilën jeni të interesuar, mund të na kontaktoni në adresën tonë e-mail: ixhem@info.al.


Cel. : 0694061948

Cel. : 0694061948
 


Apply WhatsApp
Back
Top