• Tirane, ofroj vend pune Export Manager Itali dhe Greqi

Billa & Co Shpk, nje kompani e re, dinamike, me rritje vit pas viti ne fushen e tregtimit te pllakave, hidrosanitareve dhe parketeve, kerkon te punesoje Export Manager, Itali dhe Greqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Kërkon dhe synon klientë të rinj, inicion planet e veprimit për të siguruar mundësi të reja për kompaninë;
2. Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar;
3. Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit;
4. Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë;
5. Kujdeset per brand-in e kompanisë në pikat e shitjes në export;
6. Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj.

Aftësitë dhe kualifikime:
– Të ketë kryer studimet e larta, (preferohet në degët e Menaxhim Biznesi);
– Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë pune në shitje ose në profil te ngjashëm;
– Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze;
– Avantazh përbëjnë njohjet e gjuhës: Greke dhe Italiane;
– Të ketë aftësi të spikatura analitike dhe raportimi;
– Përdorues shumë i mirë i MS Office.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në me fotografi te: hr@billa.al


Kontakt:
Billa & Co shpk,
Autostrada Tirane - Durres, Km. 7
E-mail: hr@billa.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top