• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kompensimeve & Benefiteve, Departamenti i Burimeve Njerëzore

NOA kërkon të punësojë për Departamentin e Burimeve Njerëzore, Njësia e Kompensimeve & Benefiteve një punonjës në pozicionin:

Specialist i Kompensimeve & Benefiteve


Qëllimi i punës:


Administron procesin e marrëdhënieve të punësimit në NOA, administron procesin e Payroll si dhe raportimin ndaj palëve të treta, përgatit në kohë dhe me saktësi dokumentacionin dhe raportet shoqëruese për qëllime të brendshme dhe të jashtme në përputhje me politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore si dhe rregulloret e brendshme në fuqi.

Përgjegjësitë kryesore:

§ Përgatit listëpagesën mujore;
§ Përgatit raportet e detyrueshme për deklarimin e detyrimeve tatimore, llogarit kontributet shoqërore dhe shëndetësore si dhe përgatit raportet e detyrueshme për raportimin pranë zyrës së punës;
§ Zbaton vendimet e marra nga Organet Vendimmarrëse në NOA dhe përgatit çdo shkresë të nevojshme lidhur me to ;Përgatit kontratat e punonjësve dhe çdo shtesë të nevojshme lidhur me to;
§ Përgatit vërtetime dhe letra reference që kanë të bëjnë me Departamentin e Burimeve Njerëzore;
§ Përgatit raportet e brendshme të Burimeve Njerëzore;
§ Administron listëprezencën mujore të stafit, përgatit raportet pasuese që kanë të bëjnë me prezencën e stafit, lejet dhe siguron që gjithë dokumentacioni përkatës është përcjellë i saktë dhe në kohë nga Drejtorët tek Njësia e Kompensimeve & Benefiteve ;
§ Manaxhon Sistemin e Burimeve Njerëzore duke hedhur gjithë informacionin e nevojshëm që lidhet me administrimin e punonjësve dhe kompensimet dhe benefitet;
§ Administron dosjet e stafit (fizikisht dhe elektronikisht);
§ Plotëson librezat e punës dhe ato të kontributeve;
§ Ndjek kontratën e sigurimit të jetës dhe shëndetit për stafin e NOA.


Kërkesat kryesore:

§ Diplomë universitare e preferueshme në Ekonomi, Shkenca Sociale, Manaxhim ose të tjera që lidhen me fushën e Burimeve Njerëzore;
§ Eksperiencë Pune të paktën 2 vite në fushën e Kompensimit & Benefiteve ose në fusha të tjera të ngjashme
§ Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme
§ Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
§ Aftësi shumë të mira për ruajtjen e konfidencialitetit për informacione të ndjeshme
§ Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve
§ I aftë të trajtojë njëkohësisht detyra/projekte të ndryshme
§ Njohuri kompjuterike shumë të mira përfshirë këtu: Excel, Word dhe Outlook.
§ Njohuri të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit në fuqi që lidhet me marrëdhëniet e punësimit

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/ . Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 4 qershor 2016.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top