• Tirane, ofroj vend pune KOORDINATOR GRUPI PROMOCIONI

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Cappy Pulpy, EFES,
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:

KOORDINATOR GRUPI PROMOCIONI

Pergjegjesite kryesore:
· Kordinon aktivitetet ditore të grupit sampling,
· Implementon strategjitë e sampling të indikuara nga drejtori i departamentit,
· Kujdeset për imazhin në terren të grupit “Sampling”,
· Siguron implementimin e vlerave të brand-it nga grupi i “Sampling”,
· Siguron mbarëvajtjen e grupit të sampling,
· Analizon dhe përpilon raporte ditore dhe mujore për arritjen e objetivave,
· Monitoron punën e grupit “Sampling” dhe raporton tek drejtori i departamentit,
· Ekzekutimi i detyrave me energji dhe pozitivitet,


Aftesite dhe kualifikimet:
· Arsim i Larte
· Eksperience e meparshme ne pune me kordinim dhe menaxhim njerezish
· Aftesi komunikuese shume te mira
· Aftesi Drejtuese
· Fleksibel, Energjik dhe i Besueshem
· Aftesi manaxheriale shume te mira
· Duhet te kete patente klasi B


Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, brenda dates 15 Maj 2016.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top