• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh

Kompania Magic Foods shpk e specializuar ne prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore, kerkon te punesoje MENAXHER RAJONAL SHITJESH

Detyrat Kryesore:
Vendos dhe mban kontakte me bizneset private, distributoret, pikat e shumices dhe pakices qe operojne ne zonen gjeografike qe ka nen pergjegjesi, si dhe me bizneset e tjera ne zhvillim.
Komunikon dhe prezanton gjithe produktet dhe sherbimet e Kompanise tek klientet e zones qe ka nen pergjegjesi. Identifikon, shqyrton dhe ploteson nevojat e klienteve bazuar ne strategjine fitimprurese dhe komerciale te kompanise.
Kontribuon ne zgjidhjen e problemeve duke ofruar zgjedhje dhe sugjerime te ndryshme.
Kryen vizita dhe kontakte te rregullta (duke perfshire dhe thirrjet telefonike) me gjithe bizneset private dhe filialet e tyre ne zonen qe mbulon.
Ruan njohuri te plote dhe te thelle per gjithe klientet qe jane ne pergjegjesine e tij.
Menaxhon dhe kontrollon performancen e Agjenteve te shitjes qe ka ne vartesi te tij ne zonen qe mbulon.
Identifikon gjithe kompanite ekzistuese konkurrente si dhe strukturen e tyre dhe monitoron se afermi levizjet, produktet, çmimet dhe efektshmerine e sherbimeve te tyre.
Garanton raportim ne kohen e duhur dhe me saktesi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive ne rast te shfaqjes se ndonje problemi lidhur me ndonje nga klientet e tij dhe monitoron se afermi progresin e duhur deri ne nje zgjidhje finale.
Pergatit dhe paraqet ne menyre te perditshme, periodike dhe sipas rastit raporte ne lidhje me shitjet dhe klientelen e mbuluar per sektorin privat te zones ku ai eshte pergjegjes duke perfshire propozime per veprime, levizje apo hapa qe duhen ndermarre per permiresimin e rezultateve te arritura.
Monitoron procesin e porosive dhe pagesave dhe bashkepunon ngushte me gjithe departamentet pergjegjese deri ne mberritjen e tyre tek klienti.

Kualifikime/ Kerkesa:
Diplome Universitare ne profilin Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha te ngjashme
Te njohe shume mire zonen qe do te menaxhoje.
Eksperienca te meparshme ne fushen e shitjeve me pakice apo ne kompanite e distribucionit minimumi 2 vite.
Aftesi shume te mira drejtuese te grupit.
Aftesi per zgjidhje problemesh.
Aftesi per te respektuar afatet.
Pergjegjesi dhe besueshmeri.
Aftesi per te mesuar dhe pershtatur shpejt.
Aftesi per t'u pershtatur ne skuader.
Aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi kompjuterike ( MS Office).
Te kete leje drejtimi automjeti, tipi B.

Ne ofrojme:
Page motivuese
Shperblime mbi bazen e performances ne pune
Mundesi trajnimi dhe zhvillimi
Atmosfere miqesore dhe dinamike

Personat e interesuar te dergojne cv me fotografi ne adresen tone te emailit: info@magicfoods.eu
 


Apply
Back
Top