• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall të hapur konkurimin për pozicionin Punonjës Social.

Përgjegjësitë
Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Kërkesat e pozicionit
Ü Diplomë në një nga degët e Shkencave Sociale (punë sociale apo psikologji)
Ü Të paktën dy vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë
Ü Njohuri të mira mbi të drejtat e fëmijëve
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi komunikuese
Ü Të ketë dëshmi aftësimi në drejtim automjeti


Ofrohen
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.



Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të dërgojnë brenda datës 03.02.2009 kërkesë për aplikim dhe curriculum vitae në adresën [COLOR=#0000ff]soskd@soskd.org.al[/COLOR].
Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit, do të kontaktohen.

Rruga “Pjetër Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tiranë
Tel & Fax: 04 378 517
 


Apply
Back
Top