• Tirane, ofroj vend pune Parukier dhe estetist

Vende te lira pune: parukier/e dhe estetist/e

London Hair Studio kërkon të punësojë 5 vajza për departamentin e Parukerise & Estetikes. LHS është një studio që ofron shërbime elite në parukeri dhe estetike për qytetarët e Tiranës.
Kompania ka 3 vjet që operon në treg dhe së fundi ka përfshirë në gamën e shërbimeve dhe produkteve të saj vajrat esencial dhe medicinal 100 % bio.
Pranë kompanisë sonë Ju do te përfitoni shërbimet e trajtimeve estetike me këto produkte medicinale dhe vajra esencial por edhe mund t’i blini këto produkte dhe t’i aplikoni në shtëpitë tuaja.

Parukeri (3 punonjëse)

Detyrat kryesore:
1. Prerje
2. Lyjerje
3. Stilime flokësh
4. Manikyr
5. Pedikyr

Estetike (2 punonjëse)


1. Identifikimin e problemeve estetike.
2. Aplikimi i terapive të fytyrës dhe trupit.
3. Këshillim dhe ndjekje e trajtimit të klienteve.

Përgjegjësitë e përditshme:

1. Komunikimi me klientët dhe këshillimi për shërbimet që janë të nevojshme për ta.
2. Analiza kërkesave të klientëve, ekzaminim i llojit të flokëve, lëkurës, karakteristikave fizike të fytyrës dhe përcaktimi/rekomandimi i trajtimit.
3. Realizimi i trajtimit: prerje, lyerje, stilim i flokeve, manikyr, pedikyr, etj.
4. Demostrimi i aplikimit të produkteve të studios dhe shitja e tyre.
5. Mësimi dhe perfeksionizimi i teknikave dhe stileve të reja të parukerisë dhe estetikës.
6. Aplikimi i maskave duke përdorur produktet bimore të studios dhe jo vetëm.
7. Mirëmbajta dhe përditesimi i databazës së klienteve.
8. Skedulimi i takimeve me klientet.
9. Mirëmbajta e inventarit në studio dhe realizimi i detyrave të ndryshme të marketingut.

Kualifikimet


1. Diplome apo Çertificate Profesionale në Parukeri & Estetike.
2. Njohuri bazë të gjuhës angleze e çertifikuar (njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh).
3. Mbi 1 vit eksperiencë pune.
4. Mosha e përshtatshme 18-30 vjeç.
5. Njohuri baze ne perdorimin e kompjuterit.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre brenda 30.04.2016 në email: londonhairstudio@outlook.com. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu edhe në adresën e facebook: London Hair Studio ose në Instagram: londonhairstudio.
Ju mirëpresim!





Cel. : +355694586059
 


Apply WhatsApp
Back
Top