• Tirane, ofroj vend pune Product Manager/e & Manaxher/e shitjesh

Cosmos Computer LAND ofron vend pune:


Pozicionin: Product Manager/e & Manaxher/e shitjesh. Fillimisht kerkohet nje person aktiv i cili do pasohet nga staf mbeshtetes.

Detyrat: Njohje e produkteve software dhe hardware ne te cilat kemi ekskluzivitetin e shitjes si edhe ne produkte te tjera ku po synohet marja e ekskluzivitetit te shitjes, kontakte me kompanite meme per informim rreth produktit, strategjite e shitjes, ofertat promocionale, kontakt me institucione te interesuara per produktet/sherbimet, marketing i produkteve, identifikimi dhe takimi me klientë ekzistues, potencial dhe të rinj, bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara.


Kerkesat ndaj kandidatit/es: Te kete mbaruar Universitetin dhe te mos kete detyrime te metjeshme, te kete eksperience pune minimalisht 3 vjet ne cdo lloj fushe, te kete njohuri te mira te anglishtes, njohja e cdo gjuhe tjeter eshte nje plus per te, njohuri informatike ne software / hardware basike jane te mjaftueshme per te aplikuar.

Cilesite: Te jete person i komunikueshem dhe shume i organizuar, Te jete me aftesi te spikatura komunikuese dhe negociuese.


Perfitimet: Vleresim ne nivelin me te mire te mundshem bazuar ne aftesite dhe rezultatet qe do jepni, rivleresim ne menyre te vazhdueshme per cdo progres dhe arritje ne mardheniet e punes, mundesi zhvillimi dhe ambient pune profesional.


Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës së Cosmos Computer LAND, duke dërguar CV-në tuaj së bashku me një përgjigje të argumentuar të pyetjes: “PSE DUHET TË JENI JU MANAXHERI I RI I SHITJEVE në Cosmos Computer LAND?” në adresën e e-mail-it info@cosmoscomputerland.com. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Cosmos Computer LAND ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.
 


Apply
Back
Top