• Kurbin, ofroj vend pune Asistente Dege, Lac

Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, program i mikrokredisë së organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Asistent/e Zyre, Zyra Laç

VisionFund Albania (VFA) ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të ofrojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:

· Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre.
· Të jetë person kontakti për zyrën.
· Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta.
· Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse.
· Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh.
· Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të VFA dhe në disbursim.
· Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik.
__________________________________________________________________________________
KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

· Të jetë i/e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese - në të shkruar dhe në të folur
· Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët
· Të këtë aftësi krijuese në të shkruar
· Të jetë i/e organizuar dhe korrekt
· Të jetë i/e vëmendshëm ndaj detajeve
· Të ketë njohuri shumë te mira të programeve kompjuterike excel dhe word
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze


Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1) Një kopje të CV-së
2) Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 29 Prill 2016, ora 20:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet është e preferueshme të dërgohen në adresën email: hr@visionfund.al

ose në adresën postare: VisionFund Albania – Tiranë
Rr: "Ibrahim Rugova", Pallati 26, Kati III, Tiranë



Tel. : 355 422 48 668
 


Apply WhatsApp
Back
Top