• Tirane, ofroj vend pune Jurist

eppc kërkon një JURIST për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Koordinon punën me zyrat ligjore të shoqërisë, raporton statusin e proceseve administrative apo gjyqësore që mund të ketë kompania ;
· Harton dhe përpilon dokumenta ligjore dhe administrative të shoqërisë;
· Ndjek në vazhdimësi përmbushjen e detyrimeve kontraktore në kontrata që ka lidhur shoqëria me të tretët;
· Kryen veprime ligjore, administrative dhe proçeduriale në emër dhe për llogari të shoqërisë;
· Qëndron përherë në kohërencë duke grumbulluar të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me ndryshimet që pëson legjislacioni në fuqi;
· Kryen çdo veprim tjetër të nevojshëm për sigurimin e rrespektimit të ligjshmërisë së aktivitetit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomuar në Juridik;
· Diplomë e nivelit të dytë Master në të drejtë civile ose tregtare;
· Minimalisht 8 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
· Eksperienca në shoqëri tregtare;
· Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze dhe Italiane.

Të dhënat:

Pozicioni: Jurist;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 22.06.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ddo të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top