• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER HOTELI, KAMARIER DHE BANAKIER ETJ

Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet(mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, auditim etj).Konsulencë juridike duke përfshirë edhe përfaqësimin në Gjykatë, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

Për klientët tanë, një nga hotelet me standarte më të larta në Tiranë si dhe një restorant i hapur rishtazi në Tiranë po kërkojmë kandidatë për pozicionet e punës si më poshtë:


MENAXHER HOTELI

Menaxheri ekzekutiv i hotelit është përgjegjës për menaxhimin e hotelit dhe të stafit të tij. Ai/ajo do të jetë përgjegjës për buxhetimin dhe menaxhimin financiar, planifikimin, organizimin dhe drejtimin e të gjitha shërbimeve në hotel, duke përfshirë menaxhimin e restorantit dhe të stafit.

Kriteret e kerkuara janë:

  • Diplomë në Degën Menaxhim Biznesi.
  • Mbi 5 vjet eksperiencë pune në këtë pozicion.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi për të balancuar dhe vënë prioritete në biznes dhe klientë.
  • Aftësi drejtuese, negociuese si dhe për të marrë vendime.
  • Kërkohet fleksibilitet si dhe një qëndrim “mund ta arrij”.


SHEF SALLE(KRYEKAMARIER) në Hotel
Kriteret e përgjithshme

  • Të keni eksperiencë në shërbim restorant "a la carte" > 5 vjet.
  • Kërkohen gjithashtu aftësi organizuese dhe drejtuese.
  • Të keni aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
  • Të zotëroni gjuhën angleze dhe italiane.
  • Të keni aftësi shumë të mira komunikuese.

KAMARIER(2) në Hotel
Kriteret e përgjithshme

  • Të keni eksperiencë në shërbim restorant "a la carte" > 2 vjet.
  • Aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
  • Njohje e gjuhës angleze ose italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.

BANAKIER(2) + KAMARIER(2) në Restorant
Kriteret e përgjithshme
  • Të keni eksperiencë të mëparshme pune në bar restorant/lounge.
  • Aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
  • Njohje e gjuhës angleze ose italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin për të cilin aplikoni.
Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Prill 2016. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top