• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste/Financiere

MEGA DEKOR eshte nje shpk qe operon në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë dhe kërkon një Ekonomist(e)/ Financier(e) me kohe te plote
Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgatitja dhe sistemi i faturave të shitjes dhe faturave të shoqërimit;
· Rakordimi dhe hedhja në sistemin kontabël i të gjitha kasave ditore;
· Rakordimi ditor i librave të shitjes sipas veprimtarise se secilit agjent
· Rakordimi dhe përgatitja e faturave për kliente të ndryshëm dhe hedhja e tyre ne sistem
Te rregjistroje veprimet kontabel te aktivitetit ne baze ditore,te beje deklarimet mujore perkatese ne organet shteterore dhe te ndjeke problemet e ndryshme ne organet tatimore e ato doganore.
Te perpiloje sipas kerkeses raportet financiare mbi situaten e firmes dhe te mbylle bilancin vjetor te saj.
Tu jape ne cdo moment partnereve te firmes informacion mbi situaten financiare

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë Ekonomik (Dega Financë - Kontabilitet);
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vite në pozicione të ngjashme;
· Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve financiare (e detyrueshme programi Financa 5);
· Të kete njohuri te mira te gjuhes angleze;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar,korrekt ne realizimin e detyrave qe i kerkohen
· Aftësi shumë të mira organizative.


Të dhënat:

Adresa e punes:Rruga Ferit Xhajko, tek ish Uzina Dinamo prane tregut te Medresese ,Tiranë;
Orari: 8 - 16.30
Udhëtime pune: Jo;
Aplikimet mbyllen: 24.04.2016

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

megaplaast77@gmail.com

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj kualifikohet.Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe do te trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top