• Korce, ofroj vend pune Drejtor shitjesh

Kërkohet Drejtor ne divizionin e shitjeve te produkteve te kompanise Mare Biscuit.

Një Vështrim i Përgjithshëm:

Drejtori i shitjeve ka për qëllim të përmirësojë pozicionin në treg dhe zhvillimin financiar të kompanise. Ky person përcakton qëllimet strategjike afatgjata, ndërton marrëdhëniet me klientët, identifikon mundësitë e biznesit, negocion, realizon marrëveshje biznesi dhe njeh mirë kushtet aktuale të tregut ne sektorin e produkteve ushqimore (biskoteri industriale).

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Identifikon dhe zhvillon marrëdhëniet me klientë të rinj potencial, vendos target, ofron suport e mbështetje me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve me ta;
2. Zhvillon dhe mban marrëdhëniet me klientët ekzistues, duke prezantuar zgjidhje apo shërbime të reja;
3. Bashkëpunon me menaxherët, stafin e marketingut dhe atë teknik për përcaktimin e mënyrave të reja të shitjeve;
4. Menaxhon dhe përcakton linjat kryesore të departamenteve të tjera në lidhje me zhvillimin e biznesit të kompanisë;
5. Harton planin e përgjithshëm strategjik duke zhvilluar dhe planifikuar kanalet dhe rrugët kryesore të rritjes së të ardhurave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Marketing;
· Përvojë mbi 5 vjet në fushën e Marketingut dhe Shitjeve;
· Njohje të shkëlqyer të tregut te produkteve ushqimore;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor shitjesh;
Vendndodhja: Korce-Shqiperi;

Si të aplikoni:

Për të aplikuar ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese ne marebiscuit@gmail.com[B][/B][/B][/B][/B][/B][/B][/B][/B][/I][IMG]http://www.njoftime.com/asset.php?fid=296043&uid=97998&d=1441981028[/IMG]

Cel. : 0694044701
 


Apply WhatsApp
Back
Top