• Oficer Kredie - Në degën e Unionit, për rrethin Pogradec

NJOFTIM PUNËSIMI


SHKK FED invest (ish-Unioni Shqiptar Kursim Kredi), institucion me aktivitet të suksesshëm 24 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:

“Oficer Kredie”
Në degën e Unionit, për rrethin
Pogradec

Detyra: Përgjegjës për ndjekjen dhe zgjerimin e shërbimeve financiare në zonat rurale, në degët e SHKK FED invest të rrethit përkatës.

Kriteret:

1. Arsim i Lartë për Ekonomi.​
2. Eksperience profesionale mbi 3 vjet (përbën avantazh eksperienca në fushën e kredisë).​
3. Mosha deri 40 vjeç.​
4. Të jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.​
5. Të njohë dhe t’i përdorë mirë programet bazë të punës në kompjuter.​
6. Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizative dhe të punës në grup.​
7. Një gjuhë e huaj është avantazh.​

Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.

Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Sektori i Burimeve Njerëzore,në adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al, dokumentat e mëposhtme:
- Kërkese për punësim.
- CV (personi i interesuar duhet të shenojë edhe një numër telefoni kontakti).

Adresa: Rruga “Qemal Stafa”, p. 9 katësh, nr. 70, kati 2, “Pazari i Ri”, Tiranë.
Tel/Fax: 042 251911

Aplikimet pranohen deri më datë 13.04.2016. Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.
 


Apply
Back
Top