• Tirane, ofroj vend pune Nene SOS

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
BEHU NENE ose TEZE NE NJE FAMILJE TE SOS FSHATIT TE FEMIJEVE

Si nje profesioniste e kujdesit per femijen, SOS nena jeton se bashku me femijet e saj, drejton zhvillimin e tyre, menaxhon shtepine ne menyre te pavarur. Ajo perkushtohet me profesionalizem dhe dashuri ne kujdesin per femijet. Ne punen e saj te perditeshme ajo ndihmohet nga SOS tezja.
Kerkesat per kandidaten:

1) Grua e moshes 35 – 48 vjeç, pa impenjime familjare (qe do te thote e pamartuar, ose pa femije ne ngarkim);
2) Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
3) Te kete nje eksperience pune jo me pak se 3 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
4) Te kete aftesi pedagogjike dhe jetesore;
5) Te jete e afte te gatuaje dhe kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise ne kujdesin ndaj femijeve;
6) Te jete e afte te mesoje dhe e prirur drejt permiresimeve optimiste ne punen me femijet ne veshtiresi.
7) Te jete e gatshme te jetoje ne SOS-Fshatin e Femijeve Tirane; E gatshme per nje perkushtim afatgjate ndaj kujdesit per femijet e SOS Fshatit te Femijeve.

Perfitimet e nenes dhe tezes SOS

- SOS Nena / Tezja shperblehet me nje rroge mujore, e cila eshte atraktive dhe konkuruese ne tregun shqiptar.
- Ajo jeton me SOS femijet , ne SOS Fshatin ne nje shtepi te kompletuar, me shpenzimet e organizates.
- SOS Fshati i ofron siguri dhe qendrueshmeri per te ardhmen, nje program te vecante pensionimi.
- SOS Nena / Tezja krijon lidhje te perhershme shpirterore dhe emocionale me femijet qe jane ne kujdesin e saj
- SOS Nena / Tezja perfiton nga trajnimi pedagogjik tre mujor organizuar nga SOS Fshatrat e Femijeve si edhe nga trajnimet ne vazhdimesi te karrieres se saj.

Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin nje C.V. ne adresen Rr.Hermann Gmeiner, Sauk - Tirane; enkelejda.tefa@soskd.org.al Tel: +355 4 4536901 ext 33
 


Apply WhatsApp
Back
Top