• Tirane, ofroj vend pune Specialist i burimeve njerezore

Kompleksi Taiwan është një nga komplekset argetuese më në zë të Tiranës. Me një sipërfaqe shërbimesh prej 10000 metra katrorë dhe i vendosur në qendër të qytetit, ai përfshinë restorante luksoze, bare, bowling, zonë me video game, club e kazino.


Kerkohet Specialist i Burimeve Njerezore

Pershkrimi
Specialisti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për te gjitha aktivitet dhe funksionet e punonjesve. Rekrutiminin,përzgjedhjen, trainimin, performancen, pagat,dhe kryen zhvillimin e politikave te shoqerise ne lidhje me menaxhimin e burimeve njerezore.

Pergjegjesite kryesore
· Krijimi, organizimi dhe strukturimi i nje zyre per burime njerezore.
· Hartimi dhe zhvillimi i politikave të Shoqërisë në lidhje me manaxhimin e burimeve njerëzore.
· Mbrojtja e interesave të punonjësve dhe të shoqërisë në përputhje me politikat e burimeve njerëzore dhe ligjeve ne fuqi
· Punon me ekipin e manaxhimit per te ndertuar nje kupture angazhimi ku te gjithe te punesuarit te ndjehen te vleresuar
· Udhëheqja e zbatimit të sistemit të vlerësimit të performancës në punë të punonjësve të Shoqërisë.
· Ndjek, planifikon dhe udhëheq nevojat e Kompanisë për të plotësuar pozicionet vakante të punës.


Kerkesat
· Eksperience 2-3 vjecare ne Menaxhimin e Burimeve Njerezore. Dhe te kete njohuri mbi legjislacionin per punesimin, kompensimet, planikfikimin, organizimin, rekrutimin dhe zhvillimin organizativ ne pune
· Te kete mbaruar degen Administrim Biznesi apo Shkenca Sociale profili Administrim.
· Te kete aftesi shume te mira drejtuese dhe komunikuese.
· Te kete aftesi organizative
· Te kete njohuri shume te mira te paketes Office.
· Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.


Te interesuarit te paraqiten me nje foto ne zyrat e kompleksit ne adresen: Parku Rinia, Tirane ose te dergojne cv me foto ne e-mail taiwan_shpk@yahoo.com.

Faleminderit!
 


Apply
Back
Top