• Vlore, ofroj vend pune Arkitekt Interieresh f/m

Del-Alb Rimini me qendër ne Vlorë, është kompania lider në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve. Falë eskperiencës njëzetë vjeçare, stafit të kualifikuar dhe teknologjisë moderne të makinerive dhe pajisjeve, bën të mundur shërbim cilësor sipas standarteve europiane.

Titulli: Arkitekt Interieresh f/m
Raporton tek: Administratori i firmës

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  1. Edukim i lartë në Degën Arkitekture
  2. Minimumi 2 vjet eksperiencë pune si Arkitekt Interior Design
  3. Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale
  4. Te njohë gjuhen Angleze dhe një gjuhë të dytë (Italishtja përbën avantazh)
  5. I/E afte per te krijuar raporte profesionale me klientet dhe bashkepuntoret.
  6. Aplikantet duhet te jene te gatshem te punojne me projekte intensive dhe nen presionin e kohes

Aftësi të tjera:
-I/E aftë për të thjeshtëzuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura.
- I/E motivuar për të avancuar në karrierë
- Metodik dhe i/e organizuar.
- Ndershmëri dhe integritet
- Të jetë proaktiv në prezantim idesh të reja
- Të ketë aftësi organizuese
- Aftësi në zgjidhje problemesh komplekse

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojne CV-në e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@mobileririmini.com ose të na kontaktojnë me telefon në nr +355 33 22050 / +355 697578738 ose personalisht në adresën: Lagjia "Kushtrimi", Rruga "Odhise Kasneci", ish përpunim druri, Vlorë. Afati për aplikim është deri më datë 8 Prill.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë!

Tel. : 033 222050

Cel. : +355 697578738





Tel. : +35533 222050
 


Apply WhatsApp
Back
Top